Notarët e trajnerit Sadik Mema kanë provuar forcat e tyre para aktiviteteve të verës

785
kombëtare të Federatës Shqiptare të Notit kanë përfunduar më 5 prill, fillimisht është zhvilluar kampionati kombëtar i fëmijë dhe më pas i të rriturve dhe të rinjve në pishina të mbyllura, pa thënë që veprimtaria e vetme ndërkombëtare deri më tani është Mimoza Kup 2015, klubet gjejnë mënyrat për të matur forcat. Sepse tashmë janë në prag të aktiviteteve të verës, të cilat nisin me pjesëmarrjen në Dubrovnik për të vazhduar me Lojërat Olimpike Evropiane në Baku, Festivalin Evropian Olimpik Rinor në Tbilisi, Botërorin e të rriturve në Kazan, Botërorin e të rinjve në Singapor dhe Kupën Komen në Greqi. Por jo vetëm kaq, më 2-3 korrik do të jetë Kampionati i fëmijëve në pishinë të hapur, më pas Kupa e Shqipërisë dhe në fund Kampionati i të rriturve dhe të rinjve. Ndaj edhe për të mos pasur shkëputje kaq të madhe nga aktivitetet, sepse edhe trajnerët e dinë që vetëm me stërvitje nuk mund të shtyhet, atëherë klubet gjejnë mundësinë e organizimit të aktiviteteve mes tyre.
Kështu ka ndodhur dhe të shtunën, ndërsa në pishinën e Te Stelës është organizuar Dita e Sprinteve. Një aktivitet që ka mbledhur fëmijët e katër klubeve, Te Stela me trajner Sadik Mema, Tirana Delfina Sport me trajner Shpëtim Hoxha, Partizani me trajner Dashamir Bregu, Tradita dhe Studenti. E jo vetëm kaq, nëpërmjet Tirana Delfina Sport ka marrë pjesë dhe një notar kosovar, që më pas arriti të dilte dhe i dyti në 50 metra stil i lirë. E fjala është për Martin Muja. Dhe ky aktivitet, që ka pasur për bazë vetëm garat e shpejtësisë, është zhvilluar për katër kategori grupmoshash, të cilat ishin: Kategoria D datëlindja 2007, Kategoria C datëlindja 2005-2006, Kategoria B datëlindja 2003-2004 dhe Kategoria A datëlindja 2001-2002. Në përgjithësi në kategorinë e fëmijëve deri në 8 vjeç kanë dominuar notarët e Stelës, atje ku për meshkuj është fitues në të gjitha disiplinat Erxhan Lala, kurse për vajza është dalluar Kaltra Meça dhe Ema Kola. Për të vijuar më pas në Kategorinë C ku dominimi i djemve është ndarë mes Paulo Andonit të Partizani, Devi Bardhi dhe Klesti Ndojës së Stelës. Kurse për femra Vivian Xhemollari është mbi të tjerat me katër gara fituese pas së cilës ka ardhur Kestrina Dande. Në kategorinë B Irdi Tashi dhe Junus Fuga tek meshkujt dhe Aries Rama, Gloria Ndoja dhe Aleksa Janku kanë bërë namin. E në fund kategoria A gjithçka është ndarë mes Mishel Xhaferrit, Xhon Dikos, Alesia Dajës, Ines Memës dhe Siria Çarçanit. Dhe në fund ka fituar Te Stela, jo vetëm kishte skuadrën më të kompletuar, ndërsa Tirana Delfina Sport, Partizani, Tradita dhe Studenti kanë ardhur me një apo dy konkurrent, por se gjithçka vjen dhe nga stërvitja e përditshme. E është e sigurt se do të jetë rezultative në garat verore.
Flet trajneri i Te Stelës Mema: Kjo ishte provë për ne
“Ne e kemi për herë të katërt që e organizojmë ditën e sprinteve, që do të thotë se është kthyer në një aktivitet i përvitshëm për ne dhe për skuadrat që stërviten në pishinën tonë. Sigurisht që do të kishim dashur më shumë pjesëmarrje. Por duke qenë se është një aktivitet jashtë kalendarit të vendosur nga Federata Shqiptare e Notit, pavarësisht se ne e bëmë aktivitetin të rregull me gjyqtari si të ishte një mini-kampionat, atëherë vendosëm vetëm për pjesëmarrjen e katër skuadrave që janë këtu në pishinën tonë”. Kështu e ka nisur prononcimin e tij për Gazetën Telegraf, trajneri i Te Stela, Sadik Mema. Sipas tij kjo ishte dhe një garë kontrolli në prag të pjesëmarrjes në Dubrovnik, më 16-17 maj. “E vërteta – thotë Mema – është se ne jemi në prag të aktiviteteve të verës. Ju e patë dhe vetë që ka një masivitet tek moshat. Që do të thotë se në garat e verës do të kemi më shumë rekorde të thyera e më shumë rezultate të përmirësuara. Sepse noti ka vazhdimësi. Mbetet vetëm të punohet më mirë me këta sportistë”.
Siria Çarçani dhe Ines Mema dy notaret që po vijnë…!
Tirana Delfina Sport e Shpëtim Hoxhës, në ditën e sprinteve është përfaqësuar me dy notare të moshës 13-14 vjeç. Sigurisht që kanë një veçanti, sepse janë dy vajza, të cilët për nga trashigimia familjare duhet të ishin marrë ose me basketboll, ose me volejboll. Bëhet fjalë për Siria Çarçani, e bija e ish-basketbollistit të Dinamos, Eduard Çarçani, dhe e ish-volejbollistet së Dinamos, Denisa Alla. Dhe për Ines Memën, një tjetër vajzë basketbollisti të Dinamos, Dritan Mema, dhe volejbollistes së Dinamos, Blerina Shatku. Dy vajza të gjata, shumë të përshtatshme për të notuar dhe për t’u bërë pse jo rekordmene e kampione. Madje ajo që tërheq vëmendjen e specialistëve duket se është Mema, ndërsa teksa e shohin duke notuar në ditën e sprinteve të gjithë mendojnë se është e atillë që bëhet cilësore. Sikurse ndodh dhe me Çarçanin. Të dyja vajzat, pasi kanë qenë në kampionatin e fëmijëve në vendet e treta, në ditën e sprinteve janë fituese të dy garave. Mema në 50 dhe 100 metra stil i lirë, Çarçani në 50 dhe 100 metra shpinë. Krahasuar me kohët e kampionatit përmirësimet janë të dukshme. Kështu nëse Mema në kampionat në 100 metra stil i lirë ka qenë 1’30”30, dje ka qenë 1’24”22. Nëse në 50 metra stil i lirë ka notuar në kampionat me 38”17, dje ka qenë 36”57. Çarcani në 100 metra shpinë nga 1’32”09 në 1’30”88 dhe në 50 metra shpinë nga 41”53 në 41”41. Janë ngjitur në podiumine fituesit duke shpresuar që kështu do të jenë në vazhdim, sepse gjatësia natyrore duket se u jep avantazhin për të qenë edhe më cilësore se në ditën e sprinteve. Mirëpo dhe pse ndodh kështu, trajneri i Tirana Delfina Sport, Shpëtim Hoxha, nuk duket se ka qenë i kënaqur. Pranon që ka përmirësime, por. “Me gjatësinë që kanë pas gjashtë muajsh stërvitje mendoja dhe parashikoja se do të ishin në 50 metra stil i lirë 35 sekonda. Kanë përmirësime nga aktiviteti në aktivitet. Janë notare me të dhëna shumë të mira. Por duhet të kishin tjetër rezultat. Megjithatë unë shpresoj shumë tek ajo që ato do të japin në verë”, ka përfunduar Hoxha, kurse Siria Çarçani dhe Ines Mema janë notarët që po vijnë e që duhen pritur si e ardhmja e këtij sporti në vend…
Kosova dhe ftesa për pjesëmarrje
Federata e Notit të Kosovës, për nder të Ditës së Evropës më 9 maj, do të organizojë në pishinën e Prugovcit garën mbarëkombëtare. Bëhet pjesëmarrjen e të gjitha grupmoshave, që nga fëmijët (datëlindja 2006 e më të rinj), më pas grupmosha 2004-2005, 2002-2003, 2000-2001 dhe të rritur. Programi do të jetë i kufizuar dhe garat që do të zhvillohen janë: 50 metra delfin, 100 metra shpinë, 400 metra stil i lirë, 100 metra bretkosë, 100 metra stil i lirë, 50 metra shpinë, 100 metra katërnotim, 50 metra bretkosë, 100 metra delfin dhe 50 metra stil i lirë. E kjo për meshkuj dhe për femra. 
Rezultatet teknike të Ditës së Sprinteve
Kategoria D (datëlindja 2007)
Meshkuj
25 m delfin Erxhan Lala (Stela) 24”93
50 m delfin Erxhan Lala (Stela) 57”56
50 m bretkosë Erxhan Lala (Stela) 1’06”08
50 m shpinë Erxhan Lala (Stela) 52”76
50 m stil i lirë Erxhan Lala (Stela) 45”28
Femra
25 m delfin Kaltra Meça (Stela) 21”81
50 m delfin Kaltra Meça (Stela) 53”07
50 m bretkosë Ema Kola (Stela) 1’01”15
50 m shpinë Ema Kola (Stela) 53”90
50 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 49”27
Kategoria C (datëlindja 2005-2006)
Meshkuj
50 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 39”89
100 m shpinë Dion Daja (Stela) 1’39”52
50 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 47”52
100 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 1’18”38
50 m shpinë Arbër Ceka (Stela) 51”96
100 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 1’36”05
50 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 34”77
100 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 1’44”69
100 m katërnotim Zeki Metalla (Stela) 1’40”77
Femra
50 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 42”21
100 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 1’43”10
50 m bretkosë Telma Harshova (Stela) 52”39
100 m stil i lirë Vivian Xhemollari (Stela) 1’20”34
50 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 39”95
100 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 1’36”90
50 m stil i lirë Sara Dande (Stela) 43”82
100 m katërnotim Vivian Xhemollari (Stela) 1’34”54
Kategoria B (datëlindja 2003-2004)
Meshkuj
50 m delfin Irdi Tashi (Stela) 39”37
100 m shpinë Etjen Harshova (Stela) 1’33”57
50 m bretkosë Junus Fuga (Stela) 42”90
100 m stil i lirë Irdi Tashi (Stela) 1’13”53
50 m shpinë Junus Fuga (Stela) 37”41
100 m delfin Junus Fuga (Stela) 1’23”75
50 m stil i lirë Frenki Kogu (Stela) 36”15
100 m bretkosë Kliti Këlliçi (Stela) 1’40”47
100 m katërnotim Junus Fuga (Stela) 1’20”58
Femra
50 m delfin Aries Rama (Stela) 41”71
100 m shpinë Gloria Daja (Stela) 1’22”70
50 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 55”95
100 m stil i lirë Anastasia Dhimoshi (Stela) 1’31”37
50 m shpinë Gloria Ndoja (Stela) 39”95
100 m delfin Aries Rama (Stela) 1’35”94
50 m stil i lirë Erin Vasili (Stela) 36”57
100 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 2’07”01
100 m katërnotim Gloria Ndoja (Stela) 1’31”77
Kategoria A (datëlindja 2001-2002)
Meshkuj
50 m delfin Mishel Xhaferri (Stela) 31”21
100 m shpinë Aried Ruci (Stela) 1’15”89
50 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 31”10
100 m stil i lirë Mishel Xhaferri (Stela) 1’07”49
50 m shpinë Xhon Diko (Stela) 34”65
50 m stil i lirë Nik Blushi (Partizani) 31”82
100 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 1’23”63
100 m katërnotim Mishel Xhaferri (Stela) 1’15”40
4×50 m stil i lirë Te Stela 2’12”41
Femra
50 m delfin Alesia Daja (Stela) 41”94
100 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 1’30”88
50 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 44”56
100 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 1’24”22
50 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 41”41
50 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 36”48
100 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 1’42”14
100 m katërnotim Alesia Daja (Stela) 1’32”20
Si ekip: Te Stela 453 pikë (Meshkuj)
Te Stela 334 pikë (Femra)
Sigal