Notarët e AN “Te Stela”, rekordmenë e kampionë absolutë

1142
Nga Agron KAJA
NOTI/ Në pishinën e AN “Te Stela”, dje u mbyllën garat e Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve, Kategoritë A, B dhe C, FSHN-ja zhvilloi edhe punimet e Asamblesë
Dje, pishina 25 m e resortit të AN “Te Stela”, mbylli startin e parë zyrtar të veprimtarive dimërore në ambiente të mbyllura. Me pjesëmarrjen e 12 ekipeve nga e gjithë Shqipëria, për dy ditë me radhë, në një ambient shumë sportiv, u zhvilluan garat e Kampionatit Kombëtar Dimëror për Fëmijë. Jo vetëm notarët, por edhe të pranishmit që e ndoqën nga afër këtë event, prekën nga afër progresin që kishin bërë garuesit. Dukshëm, notarët e AN “Te Stela”, në të gjitha garat, treguan se jo vetëm ishin kampionë absolutë në të gjitha, me përjashtime të vogla, por ishin edhe rekordmenë të tillë. “Janë zhvilluar gara të bukura dhe me standarde. Thyerja e shumë rekordeve kombëtarë tregon për seriozitetin e përgatitjeve që kanë bërë skuadrat e kësaj moshe, duke veçuar notarët e AN “Te Stela”, të cilët në këto gara treguan se do të jenë e ardhmja më pozitive në notin shqiptar. Kisha deklaruar ditë më parë se kjo veprimtari do të hapë “tenderin” e rekordeve. Figuracioni im u bë realitet, dhe ky është një sukses rekordesh që u thyen gjatë dy ditëve në këto gara”, kështu deklaroi në mbyllje të këtij Kampionati Kombëtar për Fëmijë, vetë Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, e po kështu u shpreh edhe Kryegjyqtari Emin Lishi. “Në garat e fëmijëve, edhe ne ndjehemi shumë të lirshëm në gjykim. Jo vetëm për rezultatet e mënyrën e garimit, por edhe për rekordet kombëtarë që ata thyejnë vit pas viti. Kanë qenë gara të bukura dhe me rivalitet, ku AN “Te Stela” tregoi se është një “fidanishte” e gjallë e këtij sporti në vendin tonë”. Në këtë kampionat, notarët dhe notaret e ekipeve të tjera pjesëmarrëse, nuk qëndruan larg atyre të ekipeve “Te Stela”. Vende të para, të dyta e të treta zunë notarë e notare të Tiranës me trajner Arian Fetishaj, skuadrës së re EAGLE dhe TDS. Për Fetishajn, përpos çdo vendi që zunë në renditje, të 23 notarët e notaret treguan progres. “Për mua, të 23 notarët e notaret që përfaqësuan Tiranën, treguan rritje. Pjesa më e madhe e tyre hipën edhe në podium, çka e vërteton këtë progres që kemi bërë nga kampionati i kaluar”. Ndërsa “qershia mbi tortë”, ishin rezultatet që dhanë notarët e notaret e ekipit “Te Stela”, për të cilët, një nga trajnerët e kësaj akademie të notit në Shqipëri, Mario Koxhaku, u shpreh optimist. “Me rezultatet që notarët dhe notaret e AN “Te Stela” arritën në këtë Kampionat Kombëtar të Fëmijëve, duket qartë efekti që ka dhënë puna e të gjithë trajnerëve në akademi, nën drejtimin e Kryetrajnerit tonë Sadik Mema. Këtu punohet seriozisht me këto mosha, sepse quhen e ardhmja e notit shqiptar, dhe kësisoj, ne jemi ndjerë të shpërblyer nga rezultatet e tyre në këtë kampionat”. Në përfundim të Kampionatit Kombëtar të Notit për Fëmijë u thyen 19 rekorde Kombëtarë, ndërsa AN “Te Stela” ishte fituese absolute. 
NOTARËT MË TË MIRË
Meshkuj Kategoria A/ Paolo Priska EAGLE
Femra Kategoria A/ Sonja Kapedani EAGLE
Meshkuj Kategoria B/ Endi Kola “Te Stela”
Femra Kategoria B/ Vivian Xhemollari “Tradita”
Meshkuj Kategoria C/ Dardi Selimi “Tirana”
Meshkuj Kategoria C/ Kaltra Meça “Te Stela”
EKIPI MË I MIRË
Meshkuj “Te Stela”
Femra 
19 rekorde
Në garat e notit të zhvilluara më 17 e 18 mars në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve, u thyen 19 rekorde Kombëtarë të kësaj moshe, në të tria kategoritë
REKORDET KOMBËTARE
Garat Kategoritë Notari Ekipi Rek. Ri Rek. Vj.
400m st/lirë Kateg. C/ F Kaltra Meça Stela 5.26.25 5.35.40
200m Bretk. Kateg. B/ M Endi Kola Stela 2.47.19 2.51.64
100m shpinë Kateg. B/ F Jona Thomai Stela 1.14.13 1.15.23
St.4X50 Lirë Kateg. B/ M Ekipi Stela 2.08.39 2.21.07
St.4X50 Lirë Kateg. B/ F Ekipi Stela 2.17.18 2.21.07
St.4X50 Lirë Kateg. A/ F Ekipi Stela 2.12.47 2.14.50
200m shpikë Kateg. B/ M Grejs KoxhakuStela 2.30.22 2.33.56
50m Bretk. Kateg. B/ M Endi Kola Stela 34.53 35.36
St.4X100 Mix Kateg. B/ M Ekipi Stela 5.21.87 5.27.35
St.4X10o Mix Kateg. B/ F Ekipi Stela 5.43.53 5.55.23
St.4X100 Mix Kateg. A/ F Ekipi Stela 5.21.81 5.28.50
100m Mix Kateg. C/ F Kaltra Meça Stela 1.24.28 1.24.50
50m Bretk. Kateg A/ F Telma HashorvaStela 37.16 37.51
100m Mix Kateg. C/ F Kaltra Meça Stela 1.24.28 1.24.50
50m Bretk. Kateg. A/ F Telma HashorvaStela 37.16 37.51
St.4X100 Lirë Kateg. C/ F Ekipi Stela 5.52.65 5.57.28
St.4X100 Lirë Kateg. B/ F Ekipi Stela 5.16.10 5.18.63
St.4X100 Lirë Kateg. A/ F Ekipi Stela 4.55.62 4.59.00
Sigal