Nostalgjia për kombëtaren gjermane, Mavraj sqaron tifozët shqiptar për keqkuptimin

511
Të shtunën Hamburgu fitoi kundër Hofenhaim dhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj, u ndal nga tifozët vendas për të shkëmbyer disa fjalë pas asaj ndeshje ku gjithçka kishte shkuar mirë.
Por deklarata e 30 vjeçarit krijoi disa keqkuptime. Ja çfarë tha Mavraj:

“Unë isha shumë i keq për gjermanët”, tha ai fillimisht duke qeshur, ndërsa kujtonte periudhën kur ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave duke luajtur përkrah emrave si Neuer apo Boateng. “Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”, ishin fjalët e tij. Sot, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Mavraj ka folur për keqinterpretimin e bërë me deklaratat e tij.
“Më duhet të sqaroj një deklaratë timen dhënë për tifozët e Hamburgut që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim, unë ndej dashuri për këtë vend. Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Ne fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mergim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale por i fushës”, shkruan ai.
Sigal