Norvegjia mund Kombëtaren U-19, pëson 7 gola në ndeshjen e fundit kualifikuese

530
Kombëtarja e Shqipërisë U-19 në futboll ka pësuar një humbje poshtëruese në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Europian me Norvegjinë. Djemtë e drejtuar nga Erjon Bogdani janë mposhtur me rezultatin 1-7 ne “Selman Stërmasi”.
Më e habitshme është se Shqipëria mori e para avantazhin në minutën e 12-të, por rezultati u përmbys shumë shpejt dhe pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-4 me golat e shënuar nga Haland në minutat 18 dhe 28, Markoviç në minutën e 32-të dhe Vetlesen në minutën e 44-t.
Në pjesën e dytë Oestigard shënoi golin e pestë në minutën e 66, Markoviç shënoi në minutën e 72-të dhe Pedersen shënoi në minutën e 78. Në minutën e 87 kuqezinjtë mbetën edhe me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Myrtezait.
Pas 3 ndeshjesh, Shqipëria U-19 nuk ka marrë asnjë pikë duke u renditur në vendin e fundit në Grupin 12.
Sigal