Njofton largimin nga klubi sulmuesi i Kombëtares

494
Sigal

Sulmuesi i grumbulluar edhe nga Kombëtarja, Azdren Llullaku, ka njoftuar ditën e sotme largimin nga klubi i tij aktual, Astra, në Rumani.

Nëpërmjet një postimi, Llullaku shkruan se aventurës së tij me Astrën i ka ardhur fundi, dhe tani do të kërkojë për një ekip tjetër.

“Aventura ime këtu ka mbaruar. Dua të falenderoj të gjithë nga kjo skuadrës, dhe ju uroj gjithë të mirat. Fat të mbarë djema”, shkruan Llullaku në Instagram.

Pasi kaloi nga Virtus Entela në Itali, tek Astra në Rumani, Llullaku luajti gjithsej 34 takime në kampionat, ku shënoi edhe 7 gola.