Një alpinist gjerman vdiq pas një aksidenti në malet e Alta Val Martello në Bolzano. Tre ekskursionistë  të tjerë u gjetën nga ekipet e shpëtimit.

Të katër ishin të angazhuar në një ngjitje në Cevedale, 3 mijë metra lartësi, të lidhur në litar, kur njëri prej tyre do të rrëzohej  në një humnerë prej 200 metra, duke vdekur në vend.

Turistët e Saksonisë, të moshës  midis 40 dhe 50 vjeç, sapo kishin nisur ngjitjenga maja 3,753 metra, kur një copë shkëmbi është shkëputur nga këmbët e njërit prej tyre.

55 vjeçari është rrëzuar  dhe ka gjetur vdekjen. Trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit të Alpinistëve.

Viktima u transportuar në kampin sportiv të Martellos.

Alpinistët e mbijetuar janë në shok, por nuk kanë raportuar lëndime serioze.