Sigal

Kombëtarja gjermane duket se nuk po gjen qetësinë e duhur pas dështimit në Botëror, i cili po vijon me pasojat mbi ekipin e “panzerave”.

Pas tërheqjes së Mesut Ozil nga Kombëtarja dhe skandalit që shpërtheu pas akuzave të tij për racizëm në skuadër, tashmë një tjetër lojtar i ka dhënë lamtumirën katër herë kampionëve të Botës.

Bëhet fjalë pikërisht për Mario Gomez, me sulmuesin e Stuttgartit që ka mbyllur aventurën e tij në futbollin ndërkombëtar.

33-vjeçari ka qenë një ndër sulmuesit më të rëndësishëm të Gjermanisë në dekadën e fundit, duke regjistruar 31 gola të shënuar në 78 prezenca me fanellën e përfaqësueses.