Sigal

Strategjia e drejtuesve të Juventusit tashmë ka kthyer sytë drejt talenteve të reja . Ata kanë vënë nën vëzhgim lojtarë të rinj në moshë, të cilët mund t’i shërbejnë klubit bardhezi në të ardhmen. Në fokusin e klubit ta madh torinez janë tashmë disa nga të rinjtë më premtues në Evropë. Në shënjestër është edhe Khefren Thuram, djali i Lilian Thuram, ish-mbrojtësit të njohur francez të Juventusit. Talenti i pinjollit juventin ka rënë në sy të skautëve italian dhe nuk kërkojnë të vonojnë për ta futur nën kontratë Thuramin, junior. Po ashtu, klubi bardhezi po ndjek me shumë vëmendje edhe Edgar Elizalde të Peskarës. Kjo është strategjia e klubit italian, që gjithmonë është në kërkim të talenteve të reja