Një sfidë e hidhur për Latifin, një “ish” i Tiranës gjen golin

380
Sigal

Edhe në Hungari ka lojtarë shqiptarë, madje Liridon Latifi është shitur nga Skënderbeu te Pushkash Akademi për rreth 1 milion euro. Sulmuesi anësor dje u aktivizua në pjesën e dytë në takimin që skuadra  etij e humbi me rezultatin 2-1 kundër Honved.

Latifi kishte një mundësi të mirë shënimi që në fillim, por nuk ia doli dot të realizonte. Në minutën e 81-të ai u ndëshkua me karton të kuq pas të verdhit të dytë dhe në mediat hungareze thuhet që ishte i kotë.

Pushkash mbeti me 10 lojtarë në minutat e fundit, ndërkohë që u ndëshkuan edhe me një tjetër karton të kuq në minutën e katërt shtesë, shkruan sport expres.

Ndryshe nga Latifi, dje gëzoi Florent Hasani. Futbollisti i Kosovës U21 është pjesë e Diosgior VTK dhe zbriti në fushë në minutën e 85-të.

Protagonist në takimin që DVTK fitoi 1-2 Mol Vidi (renditet në vendin e dytë) ishte serbi Dejan Karan, futbollist që në të shkuarën ka qenë pjesë e Tiranës. Mbrojtësi realizoi golin e fitores në minutën e 33-të.