Një penallti ndëshkon Kombëtaren

497
Një orë para fillimit, janë bërë publike formacionet e ndeshjes Itali – Shqipëri.
Asnjë surprizë në radhët e Kombëtares sonë, që, sikurse pritej, do të zbresë në fushën e “Renzo Barbera”-s me reshtimin 5-4-1.
Në portë konfirmohet Strakosha, me Ajetin, Veselin dhe Kukelin në qendër të prapavijës dhe Hysajn e kapitenin Agolli përkatësisht në krahun e djathtë dhe të majtë.
Dyshja e qendrës së mesfushës përbëhet nga Basha dhe Memushaj, ndërsa në krahë janë Lila në të djathtë e Roshi në të majtë. Sokol Cikalleshi i vetëm ka peshën e sulmit.
Asnjë surprizë edhe tek italianët, që reshtohen me formacionin 4-2-4: Bufon (ndeshja e 1000-të); Zapakosta, Barzalji, Bonuçi, De Shiljo; De Rosi, Verrati; Kandreva, Insinje, Imobile, Beloti.
Minutë pas minute
12′ GOL! Italia në avantazh. De Rosi tregohet i saktë nga 11 metrat duke e zhvendosur Strakoshën në krahun tjetër. Goli i 20-të në 111 ndeshje për mesfushorin e Romës.
11′ Penallti për Italinë. Beloti rrëzohet në zonë pas një kontakti me Migjen Bashën dhe arbitri tregon nga pika e bardhë. Penallti e dyshimtë, ndërsa Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
8′ Italia provon me një aksion në qendër. Strakosha del për ta zotëruar topin, por Hysaj bën më të sigurtën duke e larguar topin në goditje këndi.
4′ Tjetër zbritje e ekipit tonë. Roshi gjen hapësirë në mesfushë dhe provon nga larg, megjithatë e djathta e tij është e pasaktë dhe nuk sjell kërcënim për Bufonin.
1′ Kuqezinjtë menjëherë kërcënues. Vetëm 47 sekonda dhe Cikalleshi gjendet i lirë brenda zonës dhe gjuan me të majtë, por topi shkon fare ngjitur me shtyllën. Italianët me fat.
1′ Dëgjohet fishkëllima e arbitrit, Sokol Cikalleshi e luan topin e parë të ndeshjes.
Itali 1 – 0 Shqipëri (De Rosi 12′-p.)
Italia (4-2-4): Bufon; Zapakosta, Barzalji, Bonuçi, De Shiljo; De Rosi, Verrati; Kandreva, Insinje, Imobile, Beloti.
Trajner: Xhan Piero Ventura
Shqipëria (5-4-1): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Kukeli, Veseli, Agolli; Basha, Memushaj, Lila, Roshi; Cikalleshi.
Trajner: Xhani De Biazi
Gjyqtar: Slavko Vinçiç
Sigal