Një brazilian nga Serie D italiane për Bylisin, ish-lojtar i Kukësit

639
Në këto ditë të përgatitjeve dimërore, edhe në Kategorinë e Parë, skuadrat kanë vazhduar programet e tyre, të alternuara me merkato e ndeshje miqësore. Por duke veçuar afrimin e brazilianit Leonardo Granado te Bylisi i Ballshit, dhe largimin e mesfushorit Ervis Kaja nga Besa, këta janë emrat e fundit që “trazojnë” këtë formacionet në këto skuadra. Kësisoj, duket se Bylisi po punon fort në merkato, ndoshta për të rivalizuar me Tiranën në kreun e Grupit B, me synimin për të siguruar një vend në Superioren 2018-2019. Dy ditë më parë, në mediet italiane u raportua se ballshiotët kanë afruar në skuadrën e tyre lojtarin e Mesinës, 23-vjeçarin brazilian Leonardo Granado, i cili ka qenë më parë edhe pjesë e Kukësit në 2015. Ndërsa mesfushori kavajas Ervis Kaja, dje ka deklaruar se ka gjetur skuadrën e tij të re, pasi ka vendosur të transferohet në Superligën e Kosovës. Ndërsa dje, mësohet se ai ka firmosur për Lirinë e Prizrenit, skuadër që drejtohet nga korçari Bledi Shkëmbi.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 13-të
Datë 28 janar 2018 
Burreli-Besëlidhja 14:00
Erzeni-Besa 14:00
Vllaznia B-Korabi 14:00
Egnatia-Dinamo 14:00
Kastrioti-Tërbuni 14:00

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 12 29
2. Egnatia 12 24
3. Besëlidhja 12 18
4. Tërbuni 12 17
5. Dinamo 12 17
6. Erzeni 12 16
7. Besa 12 13
8. Korabi 12 13
9. Vllaznia B 12 11
10. Burreli 12 6
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 13-të
Datë 28 janar 2018 
Tirana-Shkumbini 14:00
Tomori-Turbina 14:00
Apolonia-Naftëtari 14:00
Iliria-Bylis 14:00
Shënkolli-Pogradeci 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 12 31
2. Bylis 11 24
3. Pogradeci 12 21
4. Tomori 12 20
5. Apolonia 12 20
6. Shënkolli 11 14
7. Iliria 12 13
8. Turbina 12 9
9. Shkumbini 12 9
10. Naftëtari 12 5
Sigal