Nismë bamirësie në Francë, fanella e Neymar mund të shpëtojë një klub futbolli

636
Njëmbëdhjetë bluza për të shpëtuar një klub. Kjo është nisma e fundit e bamirësisë në Francë, ku po organizohet një ankand për t’i lejuar klubit Gro Dy Rua që të vijojë pjesëmarrjen në kampionat. Iniciativën e lavdërueshme e ka marrë Mishel Mezi, ish-trajneri i Montpeliesë, i cili ka vendosur të dhurojë 11 fanella nga koleksioni i tij personal për të mbledhur fondet e nevojshme që të shpëtojë klubin e vogël francez nga falimentimi.
Mes fanellave të çmuara është edhe ajo e Neymarit, e autografuar nga vetë braziliani. Dhe pikërisht kjo është edhe “vepra” që mund të shpëtojë klubin, që i duhen rreth 20 mijë euro për të shlyer borxhet. Në koleksionin e Mezisë janë edhe fanellat e veshura nga Grizman, Zidan, Fekir, Depaj, Paje, Tovë dhe yjeve të tjerë.


Sigal