Nisin hetimet për Flamurtari-Teuta ndeshja dyshohet të jetë e trukuar

427
Sigal

VLORE – Prokuroria Vlorë ka nisur hetimet ndaj ndeshjes së Superligës shqiptare, Flamurtari-Teuta, lidhur me dyshimin se rezultati i kësaj ndeshje mund të ketë qenë i paracaktuar.

Organi i akuzës së qytetit bregdetar ka nisur kështu procedimin penal ndaj ndeshjes në fjalë e luajtur këtë të shtunë, pasi dyshohet se rezultati isaj të ketë qenë i trukuar.

Flamurtari-Teuta u mbyll me rezultatin 2-1 për ekipin jugor, me një gol të shënuar në sekondat e fundit të lojës për vendasit. Por të pranishmit në stadium dhe opnioni publik, kundërshtoi lojën e luajtur nga të dy ekipet, lidhur me dyshimet se rezultati i saj mund të jetë paracaktuar në tavolinë.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj kampionatit të futbollit shqiptar hidhen dyshime lidhur me rezultate të trukuara.