Sigal

Po luhet në “Hampden Park” ndeshja e Ligës së Kombeve mes Skocisë dhe Shqipërisë. E dyta në këtë kompeticion për Kombëtaren tonë.

Skoci 0-0 Shqipëri

Minutë pas minute

4′ MekGregor godet fort në portë, por Strakosha largon në këndore. Krosohet topi në zonë, por pas një rrëmuje në zonë, topi përfundon jashtë.

3′ Goditje dënimi në favor të Skocisë. E shkakton Binaku.

1′ Ka nisur takimi

Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci do të luajë sonte kundër Skocisë në “Hampden Park” ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Skuadra kuqezi, duke u bazuar në deklaratat e trajnerit italian, ashtu si në sfidën e parë kundër Izraelit do të kërkojë të marrë 3 pikët edhe në këtë takim pavarësisht se luhet në transfertë.

Për 90 minutat në Glasgou Panucci ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në formacion, në krahasim me sfidën e parë. Ashtu siç është raportuar me herët vendin e Bashës në mesin e fushës do ta zë Lilaj. Ndoji ka marrë vendin e Hykës, ndërsa Balaj vendin e Gurit.

Formacionet zyrtare

Shqiperia: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj

Skocia: A. McCregor, O’Donnell, Robertson, Souttar, Mulgrew, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell