Sigal

Në orën 18:00 do startojë sezoni i ri i “Seria A” me ndeshjen Chievo-Juventus, që sipas gjasave do të jetë shumë e ndjekur për shkak të debutimit të Cristiano Ronaldo-s.

Pak minuta më parë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave. Portugezi i marrë nga Real Madrid do të startojë nga minuta e parë dhe në këtë ndeshje do të jetë sulmuesi pykë.

Nga fillimi do të jetë edhe portugezi tjetër, Joao Cancelo, i blerë nga Valencia për 40 mln euro, ndërsa nga stoli e nis Emre Can, i marrë me parametër 0 nga Liverpool.

Interesante është edhe nisja si titullar e Leonardo Bonucci-t, mbrojtësit që u konsiderua si tradhtar nga tifozët e Juventusit për kalimin te Milani sezonin e kaluar.

Chievo (4-3-2-1): Sorrentino; Cacciatore, Tomovic, Bani, Barba; N. Rigoni, Radovanovic, Hetemaj; Birsa, Giaccherini; Stepinski. Trajner: D’Anna

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Khedira; Cuadrado, Dybala, Douglas Costa; Cristiano Ronaldo. Trajner: Allegri