Nis pjesa e dytë e ndeshjes Turqi-Shqipëri, Strakosha na shpëton (VIDEO)

585
Sigal

Në “Şukru Saracoglu Stadium” ka nisur dueli mes Turqisë vendase dhe kombëtares sonë. Shqipëria e drejtuar nga Edy Reja luan shanset e fundit për të siguruar një vend në Europian, ndërkohë që vendasit mund të kënaqen edhe me një barazim.

Image

TURQI-SHQIPËRI 0-0

68’ Vendasit janë më këmbëngulës në aksionet sulmuese, teksa Calhanoglu provoi të befasonte portierin e kombëtares sonë me një goditje të lehtë.

57’ Reja vendos që të rrezikojë duke hedhur në fushë Roshin në vend të Lenjanit

50’ Turqia kërcënon sërish portën e kuqezinjtë, por Strakosha ndal me një mrekulli Tufan

49’ Shqipëria kundërpërgjigjet me një kundërsulm të shpejt, Bare shërben mjaft mirë për Lenjanin, por ky i fundit humbet topin

47’ Mbrotja jonë nuk e nis aspak mirë, duke lënë të lirë në zonë Demiral, i cili i vetëm përballë Strakoshës godet shumë lehtë

45+4’ Manaj provon me një goditje dënimi që do të ndalet sërish nga portieri vendas

36’ Memushaj kroson mjaft mirë në zonë për Rey Manaj, i cili godet me kokë, por portieri Gunok arrin ta ndalë

 

22’ Inkursion mjaft i mirë i Keidi Bares, i cili rrëzohet në zonë, por për arbitrin nuk ka kontakt për penallti

13’ Nuk kanë fund kartonët e verdhë, edhe kapiteni Memushaj është ndëshkuar

6’ Merih Demiral e ka humbur fare toruan duke sulmuar Keidi Baren, ndërkohë që të dy ndëshkohen me karton të verdhë

4’ Ceng Tosun dhuron spektakël në hyrje të zonës, duke shmangur në dy raste Gjimshitin, por goditja e tij është e dobët

3’ Cenk Tosun dhuron spektakël në hyrje të zonës, duke shmangur në dy raste Gjimshitin, por goditja e tij është e dobët

1’ Nis ndeshja me topin e parë të luajtur nga Turqia

Formacionet

Turqia: Gynok, Ajhan, Çelik, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Emre, Çalhanollu, Tosun, Jillmaz.
Trajner: Senjol Gynesh

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edi Reja