Nis ndeshja në “Zeqir Ymeri”, Kukësi dhe Teuta përplasin brirët

532
Ka nisur sfida në “Zeqir Ymeri”, përballë Kukësit dhe Teutës. Vendasit vijnë nga fitorja me Lushnjën, dhe kërkojnë të ruajnë hapin e korçarëve, pas fitores së Skënderbeut. Teuta e Maganit vjen në këtë transfertë për të vazhduar lojën e mirë që ka nisur kampionatin këto 5 javët e para.
Kukësi gjendet momentalisht në vendin e dytë, me 10 pikë, dhe vjen në këtë sfidë për të qëndruar pranë kreut, edhe pas fitores së djeshme të Skënderbeut. Teuta në këtë transfertë të vështirë, do të kërkojë të vazhdojë performancat e mira, por humbja e fundit ndaj Partizanit sikur e ka trazuar paksa ambientin durrsak. Djemtë e Detit gjenden në vendin e 4-t, me 7 pikë.
Komenti minutë pas minute
4’ Goditje e fortë e Rustem Hoxhës nga larg, por topi përfundon jashtë kuadratit.
1′ Nis ndeshja. Topin e parë e luajnë miqtë.
Kukësi – Teuta 14:00
Formacionet zyrtare
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Kërkotiç, Ethemi, Imami, Kale, Guri, . Trajner: Mlladen Milinkoviç
Teuta: Kastrati, Oluasina, Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Bilali, Hila, Lena, Dosti, Çyrbja, Latif. Trajner: Gugash Magani
Gjyqtar: Juxhin Xhaja
Sigal