Nis aventura europiane për shqiptarët

541
Sigal

 SOT NË LIGËN E EUROPËS/ Flora-Kukësi (18:30), Laçi-Diferdanzh (19:00) dhe Teuta-Daçia (20:00)

Me ndeshjet Flora-Kukësi (18:30, në Estoni), Laçi-Diferdanzh (19:00, në Korçë) dhe Teuta-Daçia (20:00, në Durrës) nis aventura e radhës e skuadrave tona në Ligën e Europës, pikërisht me turin e parë eliminator. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 11 korrik.

Sfida që tërheq më shumë vëmendjen është pa dyshim ajo e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Daçia Kishinievit, që do të nisë në orën 20:00. Ekipi moldav konsiderohet një kundërshtar i kalueshëm për durrsakët, por statistikat nuk flasin në favor të “djemve e detit”. Në tri pjesëmarrjet e fundit në Kupat e Europës. Dacia Kishiniev ka arritur ta kalojë turin e parë dy herë, duke eliminuar në sezonin 2010-2011 Zetan e Podgoricës në Europa Ligë, ndërsa në sezonin 2012-2013 kaloi skuadrën sllovene të Celjes. Nuk ka lënë shije të mirë aventura europiane e Teutës sidomos në sezonin e fundit. Përtej optimizmit të ekipit durrsak në momentin e hedhjes së shortit, që një vit më parë e vuri përballë Metalurg Rustavit të Gjeorgjisë, fusha e blertë tregoi disnivel të madh mes futbollit të dy vendeve. Teuta u mposht 3-0 në fushën e saj, ndërsa në sfidën e kthimit disfata rezultoi edhe më e rëndë me shifrat 1-6. Pra, 9 gola në dy ndeshje! Me trajnerin Gugash Magani, Teuta premton një lojë sulmuese, për të hedhur një hap drejt kualifikimit që në takimin e parë. Faza përgatitore në Bullgari dhe ndeshjet miqësore i bën shumë mirë ekipit durrsak. Daçia Kishinau nuk është një emër jo të panjohur për publikun shqiptar, kjo pasi moldavët eliminuan Partizanin në sezonin 2003-2004 të Kupës Intertoto, me dy fitore ndaj të kuqve: 2-0 në kryeqytetin e vendit të tyre dhe 3-0 në Tiranë. Klubi moldav është relativisht i ri, i themeluar në vitin 1999. Laçi bëhet gati për aventurën e dytë evropiane me ëndrrën për të kaluar turin e parë eliminator në Ligës së Europës. Fituesit e kupës së Shqipërisë dëshirojnë të vijojnë aty ku e mbyllën sezonin, në një impiant të rëndësishëm në vend dhe me një tjetër fitore. Në stadiumin “Skënderbeu” kurbinasit do të presin skuadrën e Luksemburgut, Diferdanzh, që paraqet një mundësi reale për të kaluar turin. Në debutimin e tij të parë në Europë, atë në sezonin 2011-2012, Laçi la kujtime të hidhura, pasi u eliminua në mënyrë të turpshme me bjellorusët e Dnjepër Mogilovit, ku humbën në transfertë 7-1, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 8-2, pasi ndeshja e parë në Laç përfundoi 1-1. Por, këtë radhë laçjanët i kanë të gjithë mundësitë të kalojnë në turin e dytë dhe të përfitojnë dhe 70 mijë euro të tjera nga UEFA, pasi shorti i vuri përballë me luksemburgasit e Diferdanzhit. Megjithatë pasi shkruan historinë me suksesin për herë të parë në kupën e Shqipërisë, formacioni i drejtuar nga Stavri Nica është i uritur për të vijuar më tej. Dështimi në debutimin e tyre në Europë tre vite më parë është një kujtim i hidhur, por që kësaj skuadre i shërben si mësim. Përpara është një kundërshtar i lehtë në letër, që përfaqëson një kampionat të një niveli të dobët. Diferdanzh është ekipi i një qyteti me 23 mijë banorë, që ndodhet në kufirin frankobelg. Klubi u formua në vitin 2003, pas bashkimit të dy klubeve lokale. Në Europë mbetet kualifikimi historik i ekipit në turin e tretë të Ligës së Europës në vitin 2011, ku u eliminua nga PSG. Si të gjithë klubet e Luksemburgut, ai është një klub amator. Edhe pse nuk ka qenë në gjendje që të fitojë titullin, ekipi zuri vendin e katërt, duke u mundur nga Esh në finalen e Kupës së Luksemburgut dhe kështu fitoi të drejtën të luajë në Europë. Lojtarët më të njohur janë Bukviç, Janisch dhe Betmer. Sezonin e kaluar Diferdanzh regjistron 20 pjesëmarrje në Ligën e Europës, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 6 në Kupën e Kupave. Arbitër i sfidës do të jetë sanmarinezi Leonardo Guidi. Takimi nis në orën 19:00 në “Qemal Stafa”. Kukësi do të luajë sot në Talin të Estonisë, me ekipin vendas Flora Talin, duke bërë edhe kështu debutimin e tij historik në aktivitet ndërkombëtare. Flora e ka fituar 9 herë titullin në “Meistriliiga”, 6 herë Kupën e Estonisë dhe 7 herë Superkupën e Estonisë. Paraqitet në Ligën e Europës si fituese e Kupës së Estonisë.

NDESHJET E TEUTËS

KUPA E KUPAVE

1995-1996

TPS Turku (Finlandë)-Teuta      1-0

Teuta-TPS Turku                3-0

Teuta-Parma (Itali)            0-2

Parma-Teuta                     2-0

LIGA E EUROPËS

1994-1995

Teuta-Apolon Limasol (Qipro)    1-4

Apolon Limasol-Teuta            4-2

1996-1997

Teuta-Kosice (Sllovaki)         1-4

Kosice-Teuta                    2-1

2000-2001

Rapid Vjenë (Austri)-Teuta      2-0

Teuta-Rapid Vjenë               0-4

2005-2006

Teuta-Shiroki Brijeg (Bosnjë)   3-1

Shiroki-Teuta                   3-0

2007-2008

Slaven Belupo (Kroaci)-Teuta    6-2

Teuta-Slaven Belupo             2-2

2012-2013

Teuta-Metalurg Rust. (Gjeorgji) 0-3

Metalurg Rustavi-Teuta          6-1

KUPA INTERTOTO

1999

Akranes (Islandë)-Teuta         5-1

Teuta-Akranes                   2-1

2002

Valeta (Maltë)-Teuta            1-2

Teuta-Valeta                    0-0

Gloria Bistrica (Rumani)-Teuta  3-0

Teuta-Gloria Bistrica           1-0

2004

Teuta-Dubnica (Sllovaki)        0-0

Dubnica-Teuta                   4-0

LAÇI NË EUROPË

Liga e Europës

2010-2011

Laçi-Dnjepër Mogil. (Bjellorusi) 1-1

Dnjepër Mogilev-Laçi            7-1

KUKËSI NË EUROPË

Për Kukësin kjo është hera e parë që merr pjesë

Kualifikimet në Europë

1. Tirana       11

2. Vllaznia     5

3. Dinamo       3

4. Partizani    2

5. Teuta        1

6. Besa         2

7. Elbasani     0

8. Flamurtari   3

9. Skënderbeu   0

10. Albpetrol   0

11. Apolonia    0

12. Tomori      0

13. Bylis       0

14. Laçi        0

SKUADRAT TONA NË EUROPË

Nr.  Skuadra    N    F    B    H

1.   Tirana     70   15   12   43

2    Partizani  40   6    7    27

3.   Dinamo     38   7    6    25

4.   Vllaznia   30   8    5    17

5.   Flamurtari 26   5    4    17

6.   Elbasani   6    1    2    3

7.   Skënderbeu 4    1    0    3

8.   Teuta      16   2    1    13

9.   Besa       10   0    5    5

10.  Albpetroli 2    0    0    2

11.  Apolonia   4    0    0    4

12.  Tomori     2    0    0    2

13.  Bylis      2    0    0    2

14.  Laçi       2    0    1    1

Total           252  45   44   163

PIKANTET

– Tirana ka më shumë fitore në Europë se çdo skuadër tjetër shqiptare: 15.

– Fitorja më e thellë brenda fushës është arritur në Tirana-Sliema 5-0.

– Fitorja më e thellë jashtë fushës është arritur në Sliema-Vllaznia 1-4.

– Humbja më e thellë brenda fushës është arritur në Besa-Olimpiakos 0-5.

– Humbja më e thellë jashtë fushës është arritur në Motheruell-Flamurtari 8-1.

– Flamurtari është e vetmja skuadër që ka kaluar dy ture: në sezonin 1987-1988.

– Tirana është kualifikuar më shumë se çdo skuadër tjetër në Europë: 11 herë

– Partizani është skuadra e parë shqiptare që kaloi një tur: në Kupën UEFA, 1970-1971.

– Apolonia është skuadra e vetme shqiptare që, nuk ka shënuar asnjë gol në Europë.

– Besa, Albpetroli, Apolonia, Tomori, Bylis dhe Laçi nuk kanë fituar asnjë ndeshje.

– Sulmuesi Indrit Fortuzi është shënuesi më i mirë shqiptar në Europë: 10 gola.

– Golin e parë në ndeshjet ndërkombëtare e ka shënuar Kolec Kraja i Partizanit (1962).

Shorti në Ligën e Europës

Turi i parë

2 korrik

Metalurg Shkup-Karabag     0-1

Sliema-Khazar Lankaran     1-1

Trans Narva-Gefle          0-3

Bala Toun-Levadia Tallin   1-0

3 korrik

Fuglafjordur-Linfield

4 korrik

Vikingur-Inter Turku

Zhalgiris-Saint Patrick

AUK Broughton-Ventspils

KR-Glentoran

Chikhura Sachkhere-Vaduz

Milsami Orhei-F91 Dudelange

Mladost Podgorica-Videoton

Flora Tallin-Kukësi

Teteks-Pyunik

Teuta-Dacia Kisinau

Libertas-Sarajevo

Levski Sofia-Irtysh

Hibernians-Vojvodina

Astana-N3

Santa Coloma-Zrinjski

Domzhale-Astra

Rudar Pljevlja-Mika

Santa Coloma-Breidablik

Drogheda United-Malmo

Mariehamn-Inter Bakı

Prestatyn-Liepajas

NK Celje-Tromso

Tiraspol-Skonto

Crusaders-Rosenborg

IBV-HB Torshavn

Jeunesse Esch-TPS Turku

Kruoja-Dinamo Minsk

La Fiorita-Valletta

Laçi-Differdange 03

Gandzasar Kapan-Aktobe

Çelik Nikshiç-Honved

Torpedo-MSK Zhilina

Turnovo-Suduva

– Ndeshjet e kthimit, më 11 korrik