Nikol Merizaj: Kam bërë më të mirën, besoj të vazhdoj kështu

849
Notarja e Tiranës, Nikol Merizaj, në këtë Kampionat Kombëtar ka thyer 2 Rekorde Kombëtare, të cilët kishin vite që nuk ishin thyer. Kështu, në garën e 50 m stil i lirë që ishte vendosur në vitin 2012, dhe në garën e 100 m stil i lirë, rekord që ishte vendosur në vitin 2006, Merizaj tregoi për gazetën “Telegraf”, se kalimi te Tirana ishte zgjedhja e saj më e mirë, dhe se ajo ajo është përgatitur sistematikisht gjatë këtij viti. “Rezultatet që unë arrita në këtë Kampionat Kombëtar, e them me sinqeritet se janë fryt i punës që kemi bërë së bashku me trajnerin tim, Arian Fetishaj. Unë jam te Tirana këtë sezon, dhe them se kam bërë zgjedhjen më të mirë, dhe me këtë fanellë besoj se do të kem vazhdimësi në rezultate të larta, sepse me këto organizime model që bën FSHN-ja, do të ndjeja keqardhje të mos thyeja rekorde kombëtare”, kështu theksoi fillimisht Rekordmenia Merizaj, e cila më pas foli edhe për pritshmëritë në këtë sezon. Sipas saj, ky vit është i përqendruar edhe tek veprimtaritë ndërkombëtare, ndër të cilët ajo veçoi pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Mesdhetare që do të zhvillohen në Tarragona të Spanjës më 22 qershor-1 korrik 2018, si edhe Kampionati Evropian i Notit për të Rinj që do të zhvillohet në Finlandë, më 4-8 korrik. “Veç veprimtarive kombëtare të këtij viti, unë jam në përgatitje edhe për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen Tarragona 2018, 22 qershor-1 korrik 2018. Aty shpresoj të përmirësoj dy rekorde kombëtare. Më pas, janë edhe disa evente të tjera ndërkombëtare, të cilët të alternuar edhe me ato që organizon FSHN-ja, do të na mbajnë në “tension” sportiv, natyrisht për të bërë më të mirën”, kështu theksoi notarja e Tiranës, e cila është e vetmja që trajtohet me Bursë Olimpike nga KOKSH-i.
12 ekipe shqiptare dhe 1 nga Kosova
Në garat e Kampionatit Kombëtar për të Rinj e të Rritur që u zhvilluan në pishinën 25 m të Resortit “Te Stela”, morën pjesë 12 ekipe nga Shqipëria dhe 1 ekip nga Kosova. Në to garuan mbi 200 notarë, ku Te Stela, Tirana dhe EAGLES u përfaqësuan në të gjitha garat
Sigal