Nigeri-Argjentinë, formacionet zyrtare. Sampaoli bën ndryshime në sulm

472
Sigal

Në “Saint Petersburg Stadium” do të luhet ndeshja e fundit e Grupit D mes Nigerisë dhe Argjentinës.

Argjentinës i duhet patjetër fitorja, por përsëri kualifikimi i saj do të varet nga rezultati i Islandës me Kroacinë.

Edhe Nigeria e ka situatën e komplikuar, pasi asaj ndaj Argjentinës i duhet një barazim, por kualifikimi vendoset nëse Islanda nuk fiton me Kroacinë.

Ky takim do të luhet në orën 20:00 dhe tashmë të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Tekniku i argjentinasve, Sampaoli, ka bërë ndryshim në sulm, duke aktivizuar si titullar Higuain, ndërsa ulet në stol Aguero.

Image