Ngjitja shqiptare në renditjen e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova sfidojnë rivalët

635
Dje, FIFA ka publikuar renditjen e saj mujore, ku Shqipëria renditet në vendin e 56-të, dy vende më sipër nga renditja e muajit të kaluar. Kjo ka ndodhur nga zbritja e theksuar e Bolivisë dhe e Japonisë, ndërkohë që për Kosovën, ka “stuhi” në renditje. Dy fitoret në miqësore kundër Burkina Fasos dhe Madagaskarit, kanë vlejtur për një rritje të jashtëzakonshme me 24 vende, nga vendi i 176-të në atë të të 152-të. Gjermania mbetet e para, Brazili i dyti dhe Belgjika kalon e treta, duke lënë pas Portugalinë e Argjentinën. Spanja zbret e teta në botë, duke u kaluar nga Zvicra dhe Franca, ndërsa vijon pikiata e Italisë, tashmë e 20-ta në Botë.
Sigal