Ngjarje historike: Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë në botë

991
Një ngjarje historike u shënua mbrëmjen e djeshme për sportin shqiptar! Majlinda Kelmendi u shpall në Budapest, si xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Përpos falënderimeve, Kelmendi nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa shprehte mirënjohjen e saj për mbështetjen që presidenti i Federatës i ka dhënë Kosovës.“Nder i madh të jem këtu. Kam disa fjalë për të thënë. Uroj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush, kam mundur të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush, Kosova ka medaljen olimpike”, shprehet kampionia.E emocionuar, Majlinda nuk harroi të falënderonte trajnerin e saj dhe vëllezërit për mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe, duke shtuar se gjithmonë do të kujtojë se ishte Kosova vendi në të cilin ajo nisi rrugëtimin e saj të suksesshëm.“Të gjithë e njihni historinë time. E kam nisur karrierën në Kosovë, kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot, është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj më shumë”, përfundon Kelmendi.

Sigal