Ngatërroi emrin e Astorit, presidenti shkarkon spikerin e stadiumit

777
Në ndeshjen e zhvilluar më 6 mars mes Peruxhia dhe Breshia-s spikeri i stadiumit ka ngatërruar dy herë emrin e të ndjerit Davide Astori.
Në fillim të ndeshjes ai bëri thirrje të mbahej 1 minutë heshtje, por emrin e kapitenit të Fiorentinës e shqiptoi “Astolfi”. I njëjti gabim ndodhi edhe më pas gjatë lojës.
Kjo ngatërresë për presidentin e klubit të Peruxhia-s ka qenë e pafalshme dhe për këtë arsye ka marrë vendimin drastik. Ai ka shkarkuar nga detyra spikerin i cili mbante këtë pozicion për 4 vite.
Sigal