Nga Uruguaji në Rusi, maratona e futbollit botëror ndalet në Moskë

844
Sigal

Nga Agron KAJA

BOTËRORI “RUSI 2018”/ Orët e fillimit të finaleve kanë nisur të numërohen mbrapsht, gazeta “Telegraf” sjell atmosferën e eventit, historinë, fituesit, sloganet e kalendarin e ndeshjeve

HISTORIA E BOTËRORËVE

E hëna e kësaj jave, ishte një datë historike në kalendarin botëror sportiv. Pikërisht më 28 maj 1928, plot 90 vjet më parë, FIFA zhvilloi kongresin e 17-të në Amsterdam, ku  vendet anëtare ranë dakord unanimisht që të zhvillonin një turne ndërkombëtar, i cili më vonë do të njihej me emrin “Kampionati Botëror”. Para këtij kongresi, FIFA kishte qenë përgjegjëse për krijimin e futbollit olimpik, që rezultoi një sukses i vërtetë, dhe dy vjet më vonë, në vitin 1930, u zhvillua edicioni i parë i Kupës së Botës në Uruguaj, ekip i cili në atë kohë dominonte në futboll. Ekipi uruguajan kishte fituar medaljen e artë në dy Lojërat Olimpike,  dhe njëqindvjetori i pavarsisë nga Brazili përkonte me fillimin e turneut. Vetëm katër skuadra nga Evropa morrëm pjesë në Botërorin e parë: Belgjika, Franca, Rumania dhe Jugosllavia, që morën udhëtimin e vështirë në Montevideo, së bashku me shtatë ekipe të tjerë nga Amerika e Jugut, dhe dy nga Amerika e Veriut, duke e çuar në 13 numrin e ekipeve. Që nga ajo kohë e deri më sot, janë zhvilluar 20 Kampionate Botërorë në harkun e 90 viteve (1 herë në 4 vjet), dhe ato janë fituar respektivisht: Brazili 5 herë, Italia 4 herë, Gjermania 4 herë, Uruguaji 2 herë, Argjentina 2 herë, Anglia 1 herë, Franca 1 herë dhe Spanja 1 herë. Tashmë duhen edhe 15 ditë nga fillimi i Botërorit të 21-të, i cili do të zhvillohet në Rusi në datat 14 qershor-15 korrik 2018, dhe pritet të mbajë të mbërthyer para televizionit miliona sportdashës në botë. Ndeshjet do të zhvillohen në 12 stadiume dhe do të transmetohen në më shumë se 100 vende të Botës. Në Shqipëri, transmetimi është eskluzivitet i RTSH, por edhe në ekranin e SuperSport me pagesë, ku shqiptarët do të shohin e do të bëjnë tifo për skuadrat e tyre të zemrës në këtë event.

Gjermania Kampione në fuqi, rregulla të forta në Botëror

“Duke qenë gjermanë, edhe rregullat janë të hekurta dhe do të respektohen nga të gjithë, sepse nuk ka sukses pa disiplinë”, kjo është kërkesa numër një e trajnerit të Kampionëve të fuqi të Botës, Gjermanisë, para ndeshjeve finale që do të zhvillohen në rusi, në datat 14 qershor-15 korrik 2018. Trajneri Joakim Lëv ka përgatitur një listë me rregulla dhe pret bindje nga lojtarët: “Djemtë e dinë mirë çfarë kërkojmë në aspektin e sjelljes. E dinë cilat janë ambiciet tona dhe cilat janë detyrat tona. Megjithatë, jemi pjesë e një mozaiku, nuk bëhemi dot kampionë pa qenë të bashkuar”. Së pari, respekt! Askush nuk duhet të vendosë interesat e tij para atyre të skuadrës. Mjafton të kujtohet Botërori 2014, ku Kloze e nisi si lojtar stoli, edhe pse synonte të bëhej shënuesi më i mirë i gjithë Botërorëve, por i mori vendin Gëces gjatë turneut, me këtë të fundit që nuk bëri fjalë dhe në finale u fut nga stoli për të siguruar trofeun. Para Kupës së Botës lojtarët e Gjermanisë do të kenë mundësi të takohen me familjet apo të dashurat, por në Rusi do të ndalohet udhëtimi i të afërmve së bashku me ekipin. Nuk do të lejohet as seksi, të paktën jo deri sa të jenë arritur disa objektiva.

Në të kundërt, Lëv do të lejojë alkoolin: një birrë apo një gotë verë herë pas here nuk do të jetë problem, por natyrisht me masë gjithçka.

 

KAMPIONATI I 21-të  BOTËROR I FUTBOLLIT

“Rusi 2018”, 14 qershor-15 korrik 2018

HISTORI

FINALET E BOTËRORËVE

1.Uruguaj/ 30 qershor 1930

Uruguaj-Argjentinë     4-1

2.Romë/ 10 qershor 1934

Itali-Çekosllovaki        2-1

3.Francë/ 19 qershor 1938

Itali-Hungari               4-2

4.Brazil/ 16 korrik 1950

Uruguaj-Brazil            2-1

5.Uruguaj/ 1 korrik 1954

RFGJ-Hungari                        3-2

6.Suedi/ 29 qershor 1958

Brazil-Suedi                5-2

7.Kili/ 17 qershor 1962

Brazil-Çekosllovaki     3-1

8.Angli/ 30 korrik 1966

Angli-RFGJ (Shtesë)  4-2

9.Meksikë/ 21 qershor 1970

Brazil-Itali                   4-1

10.RFGJ/ 7 korrik 1974

RFGJ-Holandë            2-1

11.Argjentinë/ 25 qershor 1978

Argjentinë-Holandë    3-1

12.Spanjë/ 11 korrik 1982

Itali-RFGJ                   3-1

13.Meksikë/ 26 qershor 1986

Argjentinë-RFGJ        3-2

14.Itali/ 8 korrik 1990

RFGJ-Argjentinë        1-0

15.USA/ 17 korrik 1994

Brazil-Itali (penallti)    3-2

16.Franca/ 12 korrik 1998

Francë-Brazil               3-0

17.Kore-Japoni/ 30 qershor 2002

Brazil-Gjermani           2-0

18.Gjermania/ 30 qershor 2006

Itali-Francë (Italia       1-1

  1. Afrika J/ 11 korrik 2010

Spanjë-Holandë          1-0

20.Brazil/14 korrik 2014

Gjermani-Argjentinë   1-0

21.Rusi/ 15 korrik 2018

 

SKUADRAT FITUESE

Brazili              5 herë

Italia                4 herë

Gjermania        4 herë

Uruguaji          2 herë

Argjentina       2 herë

Anglia             1 herë

Franca             1 herë

Spanja             1 herë

 

SLOGANET E SKUADRAVE

 

GRUPI A

Rusia/ Luajmë me zemër

Arabia Saudite/ Kalorësit e shkretëtirës

Egjipti/ Përpara Faraonëve, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë

Uruguaji/ Shkëlqen dielli në Rusi, qielli është i gjithi i kaltër

 

GRUPI B

Portugalia/ E kaluara, lavdi; e tashmja, histori

Spanja/  Së bashku jemi të pamposhtur

Maroku/ Luanët e Atlasit, krenaria e Marokut

Irani/ 80 milionë persona, 1 komb

 

GRUPI C

Franca/ Forca juaj, pasioni ynë!

Australia/ Tregohuni trima dhe guximtarë, Soçeros verdhegjelbër

Peruja/ U kthyem!

Danimarka/ Së bashku do të shkruajmë historinë!

 

GRUPI D

Argjentina/ Të bashkuar për një ëndërr!

Islanda/ Të bëjmë realitet ëndrrën tonë

Kroacia/ Vend i vogël, ëndrra të mëdha

Nigeria/ Krahët e krenarisë afrikane

 

GRUPI E

Brazili/ Më shumë se 5 yje, 200 milionë zemra

Zvicra/ 4 gjuhë, një komb

Kosta Rika/ Nuk ka gjëra të pamundura kur luan një shtet i tërë

Serbia/ Një ekip, një ëndërr

 

GRUPI F

Gjermania/ Së bashku do të shkruajmë historinë

Meksika/ Të lindur në Meksikë, të lindur për fitore

Suedia/ Të bashkuar për Suedinë!

Koreja e Jugut/ Tigra të Azisë, pushtoni botën!

 

GRUPI G

Belgjika/  Djaj të kuq me një mision

Panamaja/ Jemi forca e dy deteve!

Tunizia/ Po vijnë Shqiponjat, krah për krah lojtarë dhe tifozë

Anglia/ Të kthehemi triumfues!

 

GRUPI H

Polonia/ Përpara, Poloni!

Senegali/ E pamundur të mos jesh senegalez!

Kolumbia/ 1 ëndërr, 3 ngjyra dhe 50 milionë zemra

Japonia/ Koha e betejës erdhi, o Samurait blu!

 

KALENDARI

 

GRUPI A/ SKUADRAT

Rusia

Arabia Saudite

Egjipti

Uruguaji

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ 14.06.2018

Rusi-Arabia S              18:00

Ekaterinburg/ 15.06.2018

Egjipt-Uruguaj            17:00

Shën Petersburg/ 19.06.2018

Rusi-Egjipt                  21:00

Rostov/ 20.06.2018

Uruguaj-Arabia S        18:00

Samara/ 25.06.2018

Uruguaj-Rusi               18:00

Volgograd/ 25.06.2018

Arabia S-Egjipt           17:00

 

GRUPI B/ SKUADRAT

Portugalia

Spanja

Maroku

Irani

NDESHJET NË GRUP

Shën Peterburg/ 15.06.2018

Marok-Iran                  18:00

Soçi/ 15.06.2018

Portugali-Spanjë          21:00

Moskë/ 20.06.2018

Portugali-Marok          15:00

Kazan/ 20.06.2018

Iran-Spanjë                  21:00

Saransk/ 25.06.2018

Iran-Portugali              21:00

Kaliningrad/ 25.06.2018

Spanjë-Marok              20:00

 

GRUPI C/ SKUADRAT

Francë

Australi

Peru

Danimarkë

NDESHJET NË GRUP

Kazan/ 16.06.2018

Francë-Australi           13:00

Saransk/ 16.06.2018

Peru-Danimarkë          19:00

Samara/ 21.06.2018

Danimarkë-Australi     16:00

Ekaterinburg/ 21.06.2018

Francë-Peru                 20:00

Moskë/ 26.06.2018

Danimarkë-Francë       17:00

Soçi/ 26.06.2018

Australi-Peru               17:00

 

GRUPI D/ SKUADRAT

Argjentinë

Islandë

Kroaci

Nigeri

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ 16.06.2018

Argjentinë-Islandë      16:00

Kaliningrad/ 16.06.2018

Kroaci-Nigeri              21:00

Novgorod/ 21.06.2018

Argjentinë-Kroaci       21:00

Volgograd/ 22.06.2018

Nigeri-Islandë             18:00

Shën Peterburg/ 26.06.2018

Nigeri-Argjentinë        21:00

Rostov/ 26.06.2018

Islandë-Kroaci                        21:00

 

GRUPI E/ SKUADRAT

Brazil

Zvicër

Kosta Rika

Serbi

NDESHJET NË GRUP

Samara/ 17.06.2018

Kosta Rika-Serbi         16:00

Rostov/ 17.06.2018

Brazil-Zvicër               21:00

Shën Peterburg/ 22.06.2018

Brazil-Kosta Rika       15:00

Kaliningrad/ 22.06.2018

Serbi-Zvicër                20:00

Moskë/ 27.06.2018

Serbi-Brazil                 21:00

Novgorod/ 27.06.2018

Zvicër-Kosta Rika       21:00

 

GRUPI F/ SKUADRAT

Gjermani

Meksikë

Suedi

Korea Jugut

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ 17.06.2018

Gjermani-Meksikë       18:00

Novgorod/ 18.06.2018

Suedi-Korea Jugut      15:00

Rostov/ 23.06.2018

Korea Jugut-Meksikë  18:00

Soçi/ 23.06.2018

Gjermani-Suedi           21:00

Kazan/ 27.06.2018

Korea Jugut-Gjermani 17:00

Ekaterinburg/ 27.06.2018

Meksikë-Suedi            19:00

 

GRUPI G/ SKUADRAT

Belgjikë

Panama

Tunizi

Angli

NDESHJET NË GRUP

Soçi/ 18.06.2018

Belgjikë-Panama         18:00

Volgograd/ 18.06.2018

Tunizi-Angli                21:00

Moskë/ 23.06.2018

Belgjikë-Tunizi            15:00

Novgorod/ 24.06.2018

Angli-Panama             16:00

Kaliningrad/ 28.06.2018

Angli-Belgjikë             20:00

Saransk/ 28.06.2018

Panama-Tunizi            21:00

 

GRUPI H/ SKUADRAT

Poloni

Senegal

Kolumbi

Japoni

NDESHJET NË GRUP

Saransk/ 19.06.2018

Kolumbi-Japoni           15:00

Moskë/ 19.06.2018

Poloni-Senegal            18:00

Ekaterinburg/ 24.06.2018

Japoni-Senegal            20:00

Kazan/ 24.06.2018

Poloni-Kolumbi           21:00

Volgograd/ 28.06.2018

Japoni-Poloni              17:00

Samara/ 28.06.2018

Senegal-Kolumbi        18:00

 

1/8 FINALEVE

Soçi/ 30.06.2018

1)E para A-E dyta B   21:00

Kazan/ 30.06.2018

2)E para C-E dyta D   17:00

Moskë/ 01.07.2018

3)E para B-E dyta A   17:00

Novgorod/ 01.07.2018

4)E para D-E dyta C   21:00

Samara/ 02.07.2018

5)E para E-E dyta F    18:00

Rostov/ 02.07.2018

6)E para G-E dyta H   21:00

Shen Peterburg/ 03.-7.2018

7)E para F-E dyta E    17:00

Moskë/ 03.07.2018

8)E para H-E dyta H   21:00

 

ÇEREKFINALET

Novgorod/ 06.07.2018

A)Fituesi 1-Fituesi 2   17:00

Kazan/ 06.07.2018

B)Fituesi 5-Fituesi 6   21:00

Soçi/ 07.07.2018

C)Fituesi 3-Fituesi 4   21:00

Samara/ 07.07.2018

D)Fituesi 7-Fituesi 8   18:00

 

GJYSMËFINALET

Shën Petersburg/ 10.07.2018

E)Fituesi A-Fituesi B  21:00

Moskë/ 11.07.2018

F)Fituesi C-Fituesi D  21:00

 

VENDI 3-4

Shën Petersburg/ 14.07.2018

Humbësi E-Humbësi F17:00

 

NDESHJA FINALE

Moskë/ 15.07.2018

Fituesi E-Fituesi F       18:00

 

STADIUMET

 

Moskë: Luzhniki Stadium

Kapaciteti: 80.000 vende

Viti i ndërtimit: 1956

 

Saint Petersburg Stadium

Kapaciteti: 67.000 vende

Viti ndërtimit: 2017

 

Soçi: Fisht Stadium

Kapaciteti: 48.000 vende

Viti i ndërtimit: 2013

 

Ekaterinburg Arena

Kapaciteti: 45.000 vende

Viti i ndërtimit: 2017

 

Kazan: Kazan Arena

Kapaciteti: 45.000 vende

Viti i ndërtimit: 2013

 

Nozhni Novgorod Stadium

Kapaciteti: 45.000 vende

Vitii ndërtimit: 2017

 

Rostov: Rostov Arena

Kapaciteti: 45.000 vende

Viti i ndërtimit: 2017

 

Samara: Samara Arena

Kapaciteti: 45:000 vende

Viti i ndërtimit: 2017

 

Saransk: Mordavia Arena

Kapaciteti: 45.000 vende

Viti i ndërtimit: 2017

 

Volgograd Stadium

Kapaciteti: 45.000 vende

Viti i ndërtimit: 2017

 

Moskë: Spartak Stadium

Kapaciteti: 42.000 vende

Viti i ndërtimit: 2014

 

Kaliningrad Stadium

Kapaciteti: 35.200 vende

Viti i ndërtimit: 2017

 

SONDAZHI NË GAZETËN “TELEGRAF”

Duke filluar nga dita e premte , datë 1 qershor 2018, 15 ditë para fillimit të ndeshjeve finale të Botërorit “Rusi 2018”, gazeta “Telegraf” çel sondazhin e saj për skuadrat që dalin në finale, skuadrën që fiton Kampionatin Botëror, skuadrat që do luajnë vendin e tretë e të katërt, si dhe golashënuesin më të mirë të Botërorit.

1.Skuadra fituese        (_______________)    5 pikë

2.Skuadra finaliste      (_______________)    4 pikë

3.Vendi i tretë             (_______________)    3 pikë

4.Vendi i katërt           (_______________)    3 pikë

5.Golashënuesi            (___________ gola)    2 pikë

Mendimet tuaja mund ti dërgoni në adresën e gazetës “Telegraf”: [email protected] ose [email protected]. Njëherësh, çdo qytetar i identifikuar në këto adresa, mund të sjellë në redaksinë e gazetës edhe opinionin e tij për gjithçka që ai mendon në këtë atmosferë Botërori, çdo ditë nga ora 10:00 e deri më 20:00.

Mendimet tuaja nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën e gazetës në këtë atmosferë.

Kupa e Botës, trofeu që i mungon Mesit: Në Rusi nuk shkojmë si pretendentë

Rreth njëzet vjet më parë, Enrike Dominguez po stërviste 10-vjeçarët në Old Boys të Nevell në Argjentinë, kur e pa Lionel Mesin për herë të parë. “Ai ishte një dhuratë e jetës!”, kujton Dominguez. Ndërsa sot, e vetmja gjë që i mungon Mesit për të arritur Maradonën, legjendarin në memorien e të gjithë argjentinasve, është që ai të fitojë Kupën e Botës. Rusia është shansi i fundit për Argjentinën me Mesin, si yllin kryesor të ekipit. “Të gjithë duhet ta dinë se ne nuk do të shkojmë në Rusi si pretendentë, por theksoj se kemi një grup lojtarësh shumë të mirë dhe do të luftojmë deri në fund. Unë kam besim te ky ekip, ne kemi lojtarë me talent dhe përvojë. Nuk mund të them se ne jemi më të mirët, sepse kjo nuk është e vërtetë, pasi ka disa skuadra më të mira se ne. Jemi në një grup të komplikuar dhe duhet të mendojmë se si të dalim të parët, por kjo nuk do të jetë e lehtë”, kështu ka deklaruar dje Mesi në një intervistë për Canalin 13 të Argjentinës.

Listat e ekipeve me surpriza, ja përjashtimet e bujshme nga Botërori

Ditët e fundit, të tjera Kombëtare kanë bërë publike listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Botërorin e Rusisë. Së fundmi, Spanja dhe Argjentina kanë lënë jashtë ekipeve emra të mëdhenj. Trajneri i Spanjës nuk grumbulloi sulmuesin e Çelsit, Alvaro Moratën, dhe Serxhi Roberton e Barcelonës. Iberikët nuk do kenë me vete as Markos Alonson, ndërsa janë preferuar Diego Kosta, Iago Aspas dhe Rodrigo. Tek Argjentina i bujshëm ishte lajmi i lënies jashtë të Mauro Ikardit. Në vend të tij, trajneri Sampaoli preferoi Higuain dhe Dibala nga Juventusi. Edhe trajneri i Belgjikës bëri zgjedhje të komentuara shumë. Hazard do të jetë ylli i belgëve në Rusi, ndërsa ka emra të rëndësishëm si Lukaku dhe Felainin. Risi ishte përfshirja e Kristian Benteke nga Kristal Palas, ndërsa bujë bëri lënia jashtë e Naingolan, me mesfushorin e Romës që mori vendimin për të mos qenë më pjesë e Kombëtares.

Plas sherri tek Gjermania, lojtarët kapen në stërvitje me njëri-tjetrin

Situata tek kampi i Gjermanisë është ndezur ditën e sotme, teksa në stërvitjen e ditës së sotme, Kimish dhe Rudiger janë përplasur me njëri-tjetrin, gjatë një dyluftimi të ashpër.

Ata për një moment ishin edhe ballë për ballë në fushë, por ndërhyrja e Miroslav Kloses bëri që gjakrat të qetësohen. “Situata është e nxehtë, të gjithë duan të jenë titullarë,” shprehet mbrojtësi Hummels.

Ronaldo: Kjo kombëtare është favorite në botërorin e Rusisë

Ish sulmuesi i Brazilit, Ronaldo, beson se Spanja është favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës.

Ronaldo që cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli, ka deklaruar se Kombëtarja e Spanjës është favorite për Kupën e Botës që organizohet në Rusi.

“Spanja, ata kanë një ekip të shkëlqyer dhe mund të fitojnë botërorin”, është përgjigjur Ronaldo në pyetjen për favoritin e botërorit ‘Rusia 2018’.

Përveç Spanjës, favorit për të triumfuar në Rusi po cilësohen edhe Gjermania, Franca e Brazili

Mesfushori i Romës flet për lënien jashtë Kupës së Botës nga trajneri i Belgjikës Roberto Martinez: “Asnjë futbollist i rëndësishëm nuk ka mbetur jashtë Botërorit 2 herë rresht. Njerëzit duhen gjykuar për ato që bëjnë në fushë, përndryshe çfarë do thuhej për Maradonën?”.

Përjashtimi i Raxha Naingolanit nga Botërori i ardhshëm ka bërë shumë bujë në Belgjikë, ku është organizuar edhe një peticion, por që natyrisht nuk do të mjaftojë që trajneri Roverto Martinez të ndryshojë mendim dhe këtë e di mirë edhe vetë mesfushori i Romës. “Nuk mundem më, nuk dua të luftoj më – shpjegon ai që quhet “Ninxha” nga tifozët, duke folur për hln.be – Të vajturit në Kupën e Botës ishte ëndrra ime që fëmijë dhe tani ma hoqën. Tani mund të hyj në librin e rekordeve Guinness, si i pari lojtar i nivelit të lartë që është lënë jashtë në dy Botërorë rresht. Është diçka aq e pakuptimtë, saqë do duhej ta merrja me humor, por jam i trishtuar. Kam luajtur mirë me Romën dhe mbërrita në gjysmëfinalet e Champions League, nuk e meritoj të shkoj në Rusi? Katër vite më parë mbeta jashtë Botërorit jo sepse luaja keq, por sepse luaja me Kaliarin, ishin rrethana të tjera. Më pas kalova te Roma dhe as 4 sezone të mira nuk kanë mjaftuar që të shkoj në Botëror”.

Mesfushori i Romës është i bindur se arsyet e vërteta të lënies jashtë lidhen me sjelljen e tij: “Unë i tillë jam, nuk mbaj maska, nuk kam ç’të bëj dhe nuk kam ndërmend t’i ndërroj për ata. Jam lodhur nga përshkrimi si një djalë i keq. Futbolli është ende një hobi për mua. Dakord, tani është bërë puna ime, por dua të gjykohem për paraqitjet e mia në fushë, jo për atë që bëj jashtë fushe. Apo duhet të flasim ndryshe për Maradonën për këtë arsye? Çdo njeri është i lirë të bëjë atë që dëshiron, mjafton që të jetë i zoti në fushë. Mendoni se të gjithë futbollistët janë djem të mbarë? Nuk më vjen turp ta them”.

Më pas, Naingolan tregon bisedën me Roberto Martinez: “Më telefonoi të dielën për të më pyetur nëse isha në Roma apo në Belgjikë dhe më pas u takuam në afërsi të Romës, në Fiumiçino. Mendova se dëshironte të bisedonte me mua për t’u siguruar për sjelljen time. Pyeta shokët e mi në kombëtare, Mertens, Hazard, De Brujne e Fellaini, nëse sipas tyre do vinte të më sqaronte rregullat, apo për të më thënë që nuk do shkoja në Kupën e Botës. E vlerësova faktin që erdhi deri në Romë për të më takuar personalisht, edhe unë do bëja të njëjtën gjë në vend të tij, sepse kur kam problem me dikë shkoj dhe ia them në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kështu, e nisi bisedën duke më thënë që jam një lojtar i madh, një me një rol shumë të rëndësishëm te Roma. ‘Po tëisha trajner klubi, do e ndërtoja skuadrën rreth teje, por në Kombëtare është e pamundur. Nuk kam kohë për ta bërë këtë gjë’, më tha. Më pas shtoi që jam tepër i rëndësishëm për të bërë lojtarin e 20-të në skuadër. Ka lojtarë më të rinj që do ishin të lumtur të luanin qoftë edhe një minutë, por unë jo. Pjesërisht e kuptoj shpjegimin e tij kur flet për taktikë, por ç’do të ndodhte nëse dëmtohen dy mesfushorët e qendrës? Do luajnë dy të rinj? E sigurova që do isha gati nëse do kishte nevojë për mua, edhe si lojtari i 22-të, në çdo rol. ‘Më thuaj çfarë pret prej meje’, i thashë. Biseda zgjati rreth 20 minuta. Në fund më shpjegoi që zgjedhjet nuk ishin përfundimtare, por nga fjalët e tij isha 70% i sigurt se nuk do grumbullohesha. Kishte frikë se do krijoheshin probleme po të shkoja në Rusi”.

Tani “Ninxha” do të shijojë pushimet, duke e parë Botërorin në televizion: “Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë shokët e kombëtares. Hazard dhe Felaini më thonë që të ruaj qetësinë, por e kuptojnë si ndihem. Gjithsesi, u uroj të shkojnë sa më larg. E kemi cilësinë për t’u bërë Kampionë Bote, pse të mos besojmë?”.

Tre kapitenët e Botërorit bëhen bashkë: Lejoni Guerreron të luajë në Rusi

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero është pezulluar për doping dhe do të mungojë në Kupën e Botës. Ish-sulmuesi i Bajernit rezultoi pozitiv në përdorimin e kokainës dhe u pezullua 1 vit.

Guerrero apeloi duke thënë se ai nuk ishte në dijeni për substancën e marrë, pasi siç ai pretendonte ia kishin hedhur në çaj në hotelin ku qëndronte kombëtare. Pas apelimit FIFA e uli dënimin në 6 muaj por agjensia e antidoping apeloi përsëri dhe vendmi përfundmtar ishte 14 muaj . Tre kapitenët kundërshtarë të Përusë në Botëror, Hugo Loris i Francës, Xheniak i Australisë dhe Kjaer i Danimarkës, kanë dërguar një kërkesë në FIFA ku kërkojnë që kapiteni Guerrero të marrë pjesë. Preteksti është se ai duhet ta mbyllë karrierën me dinjitet, në një aktivitet të rëndësishëm për çdo futbollist.

Era Istrefi do të këndojë në himnin zyrtar të Botërorit, ja kur do të publikohet kënga

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi do këndojë në këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Uill Smith dhe Niki Xhem. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Guardian”. Kënga zyrtare e Botërorit  “One Life to Live. Live it Up” (Një jetë për t’u jetuar. Jetoje”, është mesazhi i Uill Smith ku bashkëngjitet edhe emri i Era Istrefit, ku producenti amerikan Nicky Jam, i ka realizuar hitet “Lean On” dhe “Cold Ëater” me grupin e tij Major Lazer. “Uill Smith po i rikthehet muzikës, pasi do ta incizojë himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin e zhanrit të muzikës regeton Niki Xhem dhe këngëtaren kosovare të muzikës pop, Era Istrefin”, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”. Kënga zyrtare e Kupës së Botës, “Rusi 2018” do të përformohet në ceremoninë hapëse dhe përmbyllëse të eventit futbollistik më të rëndësishëm të globit. Me siguri ky është titulli ose edhe refreni i këngës zyrtare që do të prezantohet këtë të premte, pasi të njëjtat fraza gjenden edhe në një postim që Era Istrefi kishte bërë tre javë më parë.