Nga Luka Biankin / Skënderbeu sulmon kryeqytetin

496
Sigal

“Gazzetta dello Sport” (Itali)/ Kush do ta fitojë derbin, skuadra e provincës apo e preferuara e politikës?

Çelsi-Junaitid, Fejenord-Ajaks, Marseja-Lion, por këto janë të thjeshta. Në fundjavën e futbollit europian është edhe Skënderbeu-Tirana, vlen për zonën e Ligës së Kampionev ashtu si dhe ndeshjet e tjera, por nuk është e modës, nuk transmetohet në televizion nuk i kushtojnë shumë vëmendje edhe në Shqipëri. Është më shumë për eksploruesit, për ata që duan të shohin se cili është Pero Pejiç, i cili ka shënuar 6 gola që nga gushti ashtu si Van Persie. Luhet të shtunën në Korçë, qyteti i skuadrës së Skënderbeut, i cili ka 100 mijë banorë dhe është 180 km larg Tiranës (rreth 4 orë rrugë). Provinca u kthye në kryeqytetin e futbollit: Skënderbeu fitoi si kampionatin e 2011 ashtu edhe atë të 2012, dhe në këtë vit është i pari në klasifikim me 3 pikë diferencë nga vendi i 2-të. Qetësia nuk është normale: deri në 2010 kjo skuadër kishte vetëm një titull kampion të fituar në 1933, pavarësisht se skuadra i është dedikuar heroit kombëtar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, hero legjendar, udhëheqës i vendit në shekullin e XV. Pra kjo skuadër është kthyer në modë, dhe Tirana, skuadra e politikës, e preferuara e ish-presidentit shqiptar Bamir Topi, nuk e priti mirë këtë gjë. Tifozët e të dyja skuadrave kanë shumë rivalitet me njëri-tjetrin, dhe Besa e Kavajës e cila ndodhte në vendin e dytë dhe është promovuar rishtazi nga Kategoria e Parë shihet si kalimtare. Rivaliteti i vërtetë është ai ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës, sepse kryeqyteti shqiptar ishte mësuar që nga 1992 e deri në 2011 të festojë 14 titujt kampionë ndërmjet tre skuadrave të tij.

De Biazi vëzhgon

Xhani De Biazi është trajneri i kombëtares shqiptare. Në ndeshjen Skënderbeu-Tirana nuk ai nuk do të shkojë sepse do të shikonte maksimumi 3 lojtarë në listën e tij të të grumbulluarve për kombëtaren. Lojtarët e tjerë, ata të mirët, luajnë të gjithë jashtë vendit sepse niveli i kampionatit vendas nuk është shumë i lartë, por gjithsesi ka diçka interesante: shprehet De Biazi. Skënderbeu do të luajë me skemën 4-4-2 ndërsa Tirana në përgjithësi luan me skemën 4-3-3. Vitin e kaluar përballja mes këtyre ekipeve në Korçë përfundoi me rezultatin 2-0 dhe ishte vendimtar për kampionatin. Ndërkohë Skënderbeu ka ndryshuar president, më parë investoheshin disa miliona në sezon ndërsa tani mjafton kënaqësia. Korça është në jug-lindje të Shqipërisë, dhe aty vendi është paksa ndryshe nga Italia. Jugu është më i qetë, dhe skuadra e ka më të lehtë të punojë. Shoqëria sportive më e pasur këtë sezon është Flamurtari i Vlorës i cili gjithashtu ndodhet në jug, por për momentin ndodhet në vendin e 11-të në kampionat dhe ka një trajner spanjoll Hulian Rubio, i cili është ish-trajner i Tiranës,” thotë Paolo Tramexani, zëvendësi i De Biasit. Në Shqipëri mungojnë strukturat, por niveli i trajnerëve është i lartë, nuk kërkohet ndonjë lojë fizike po kërkohet të luhet me topin. Pra posedimi i topit, pasimet e shkurtra dhe krosimet. Më i lumturi është kroati Pero Peijç, ai i 6 golave si Van Persie, një sulmues i mirë fizikisht i gjatë 1.90 m që nuk lëviz shumë por që gjuan mirë dhe gjendet kudo në zonën e kundërshtarit. Është në ish-lojtar i Tiranës tipi i Tonit.