Nga legjionarët në Zvicër, Xhaka bën të veçantën

503
Janë luajtur dje disa nga ndeshjet e Superligës në Zvicër, ku në disa skuadra kanë qenë protagonistë edhe futbollistët e Kombëtares sonë. Kështu, në ndeshjen ndaj Lucernës, Burim Kukeli ka debutuar me Sionin që drejtohet nga Paolo Tramexani, i cili i besoi si titullar mesfushorit kuqezi. Në formacionin e parë ka qenë edhe Emir Lenjani, në takimin që u mbyll në barazim 1-1, dhe të dy luajtën për 90 minuta. Pas 5 javësh, Sioni ka grumbulluar 7 pikë dhe mban vendin e 6-të në renditje, ndërsa Bazeli barazoi në fushën e tij 1-1 me Luganon, ndërsa Taulant Xhaka nuk ishte i grumbulluar, pasi është i sëmurë.
Sigal