Nga kthimi i tifozëve te fusha sintetike, 5 arsyet që e favorizojnë Kukësin ndaj Skënderbeut

641
Kukësi kërkon kreun dhe forma e vetme për ta marrë që në javën e 4-t është duke “thyer” Skënderbeun. Skuadra e drejtuar nga Milinkoviç do të futet sot në fushën e lojës si favorite. Nuk janë pak, por 5 arsye që u japin më shumë kredite verilindorëve në këtë 90- minutësh.

1 – Verilindorët luajnë në shtëpi dhe mjafton ky fakt që t’i bëjë favoritë, por fakti që do të luajnë përballë publikut kuksian u jep më shumë “krahë”. Pas “paqes” së arritur mes ultrasve dhe klubit, pritet që stadiumi të jetë i tejmbushur.
2 – Futbollistët e ekipit verilindor e njohin mjaft mirë fushën e amortizuar të “Zeqir Ymeri”-t, e cila është me përmasa të vogla dhe të rrezikshme. Lojtarët, edhe pse shpeshherë janë dëmtuar edhe vetë në këtë terren, mirë apo keq, e njohin. Kujtojmë që në ndeshjen me Laçin, tre lojtarë të kampionëve dolën të dëmtuar pikërisht nga tapeti krejtë- sisht i amortizuar (Shameti, Koliçi, Hallaçi).
3 – Në ndryshim nga Skënderbeu, skuadra e Mlladen Milinkoviçit stërvitet në një terren sintetik. Ata edhe këtë vit i kryejnë seancat përgatitore në Pezë Helmes dhe ky fakt ka bërë që të mos e vuajnë pjesën e terrenit.
4 – Kukësi ka treguar që në shtëpi mposhtet shumë rrallë dhe sidomos ndaj Skënderbeut. Në 9 takime të luajtura në “Zeqir Ymeri” kanë humbur vetëm atë të 26 prillit të 2015-ës, kur humbën edhe titullin. Korçarët u shpallën kampionë pas atij trepikëshi. Sakaq, bilanci total prej 22 ndeshjesh flet sërish për kuksianët, me 9 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje. Sakaq, në sezonin e fundit, Kukësi nuk humbi kurrë ndaj bardhekuqve, duke fituar dy herë dhe barazuar po aq.
5– E fundit, por jo nga rëndësia, është edhe lodhja e kundërshtarit. Skënderbeu ka harxhuar shumë energji në ndeshjen e së mërkurës ndaj Jang Bojs në grupet e Europa Ligë, ndërsa verilindorët i presin shumë herë më të freskët.
Sigal