Neymar shpërndan foton e këmbës pas dëmtimit

117
Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, la fushën në minutën e 77 në derbin ndaj Marseilles dhe gjendja e tij nuk duket premtuese.
Braziliani u largua nga fusha duke qarë pas lëndimit që pësoi në kyçin e këmbës.
Braziliani gjatë mëngjesit të sotëm postoi një fotografi në Instagram, ku shihet këmba e tij .
E vetmja gjë që jep shpresë janë fjalët e trajnerit Unai Emery pas fitores ndaj Marseilles, ku tekniku spanjoll ka thënë se beson te rikthimi i Neymarit për përballjen me Los Blanocs.
Ndeshja e dytë me klubin spanjoll është pas tetë ditësh (6 mars), ndërsa e para ka përfunduar 3-1 në favor të Realit.
Ish-ylli i Barcelonës do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Marseilles që luhet të mërkurën.