Neymar probleme me autoritetet Spanjolle, kthimi i tij tek Barcelona komplikohet

508
Sigal

Kthimi i Neymar tek Barcelona komplikohet gjithnjë e më shumë. Pavarësisht se të gjitha palët e përfshira janë të gatshme që ta mbyllin këtë operacion.

Lojtari ka shprehur në mënyrë të përsëritur gatishmërinë e tij për t’u rikthyer në katalonjë , madje dhe dje kur u pyet për kujtimin më të bukur në futboll, zgjodhi ndeshjen midis Barcelonës dhe PSG e cila përfundoi me rezultatin 6-1: “Kujtimi më i bukur në karrierën time është ndeshja e cila përfundoi 6-1 kundër Paris Saint-Germain me bluzën e Barcelonës”.

Gjthashtu dhe drejtori sportiv i klubit ‘parizien’, Leonardo, e ka konfirmuar se braziliani dëshiron të largohet.

Megjithatë lajmi më pak i përshtatshëm vjen nga Spanja, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, autoritetet spanjolle kanë  hetuar llogarinë e brazilianit, dhe ai duhet t’iu paguaj atyre 35 milion euro, për katër vitet e kaluara tek barça.

Ata arritën në këtë konkluzion pas hetimeve të kryera, ku u vërejtën parregullsi në transferimin e tij tek skuadra e Parisit.

Për shkak të kësaj situate, kthimi i tij i mundshëm në ‘Camp Nou’ është bërë më i komplikuar dhe ai mund të përsërisë të njëjtën histori që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duhej të kalonin me Thesarin.