Neymar pretendon 26 mln euro nga Barcelona, kërcënon se do ta denoncojë në FIFA

Barcelona dhe Neymar nuk janë ndarë në paqe dhe kjo është më se e sigurtë, por së fundmi sipas raportimeve të “Globoesporte”, klubi dhe futbollisti do të jenë sërish bashkë për të ndarë me gjyq çështjen e klauzolës së “besnikërisë” që parashikonte 26 mln euro për Neymar.

Kjo shumë ka qenë si bonus i parashikuar pas rinovimit të kontratës së tij vitin e kaluar e do të paguhej pas vitit të parë të kontratës së re. Kjo nuk ka ndodhur dhe Neymar është i gatshëm për ta denoncuar Barcelonën në FIFA, për t’i kërkuar pagesën prim të 26 milionë eurove.

Kërkesa për Neymar mund të bëhet javën e ardhshme në Shtëpinë e Zgjidhjes së Konflikteve (CRD), organin vendimmarrës të FIFA-s që merret me këto detyra arbitrazhi. Josep Vives, zëdhënës i bordit të Barcelonës, tha se klubi katalanas nuk do ta paguajë atë “premium” për Neymar pas largimit te PSG-ja:

“Klubi nuk do ta paguajë këtë çmim për babain e Neymar. Ka patur kushte: që lojtari ta kishte negociuar largimin e tij nga klubi gjatë vitit paraprak, muajin e pagesës. Asokohe, ai deklaroi gatishmërinë e tij për të përmbushur kontratën dhe nuk do të paguajë premio para 1 shtatorit, për të siguruar se merkatoja u mbyll. Këto ishin kushtet e premios. Tani ne e dimë se nuk ka plotësuar asnjë nga këto tre kushte, ndaj nuk do të ketë premio e rinovimit. Në fakt, kontrolli ishte në zyrën noteriale, është mbajtur përsëri nga klubi.”