“Neymar nuk do të vihet në rrezik e të luaj nëse është i lënduar”

50

Trajneri i Selecao ka thënë se ylli i PSG nuk do të vihet në rrezik dhe të luaj nëse nuk është mirë, edhe nëse rrezikohet vazhdimi në Botëror

Brazili ishte detyruar për të shikuar në detaje procesin e shërimit të Neymarit pasi kishte thyer shputën e këmbës, por trajneri Tite insiston që ai nuk do të ishte ftuar nëse nuk do të ishte mirë në Botëror.

Në ndeshjen e parë të Grupit E nuk ishte shumë e kënaqshme për Brazilin pasi që përpos barazimit u shkaktuan edhe 10 faule, ndërkaq Neymar ditën e radhës së stërvitjeve ishte detyruar ti lë ato për shkak se vuante nga një dhimbje në kyç të këmbës.

“Jo, jo! Ai ka pasur një problem në kyç por ende jemi në fillim dhe ende nuk e dimë se për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Ai ishte jashtë fushave për tre muaj e gjysmë dhe kjo ishte ndeshja e tij e parë 90 minuta”, ka thënë Tite kur është pyetur për problemin e 26 vjeçarit dhe atë se a do të luaj ai në St Petersburg të premten.

“Kjo është një shkencë dhe ne jemi të qetë me të. Duhet të luaj pesë ndeshje që ai të jetë në një formë të plotë dhe të këtë shpejtësinë e vërtetë që e ka”. Është në zhvillim e sipër dhe nuk ka vend për shqetësim”.

Tite ka konfirmuar se ai do të startojë njëjtë si kundër Zvicrës në ndeshjen e radhës me Gabriel Jesus në sulm, William në krahun e djathtë dhe Coutinho e Neymar që do ti ndryshojnë krahët me qendër sipas nevojës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/neymar-nuk-do-te-vihet-ne-rrezik-e-te-luajnese-eshte-i-lenduar-550770/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright