Neymar mund të largohet nga Barcelona

493
Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin në kontratën e Neymarit me Barcelonën për transferimin e tij në Parc des Princes.
Neymar mund të largohet nga Barcelona.
Ky është lajmi i madh që vjen nga Franca ku thuhet se Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin në kontratën e sulmuesit në Camp Nou, për transferimin e tij në Parc des Princes.
PSG është në gatishmëri të paguajë 190 milionë eurot e caktuara si dëmshpërblim, në mënyrë që Neymar të jetë pasardhës i Zlatan Ibrahimovicit i cili pritet të largohet nga klubi në verën e vitit 2016, kur do t’i skadojë kontrata me kampionin në fuqi të Ligue 1.
Sigal