Neymar ‘i marrosur’ pas Bruna Marquezine, dashuria e tyre përfundon e kuotuar në baste

757
Sigal

Neymar nuk është vetëm një nga futbollistët më të talentuar në botë, apo më i pasuri, por edhe më i pëlqyeri nga femrat. Pavarësisht kësaj 25-vjeçari kur vjen punë për jetën e tij personale nuk mund ta heqë mendjen nga Bruna Marquezine.

Ndarja në verën e kaluar nuk zgjati më shumë se disa muaj pasi Neymar në ditët e fundit të vitit të kaluar njoftoi se ishte kthyer me aktoren dhe njëkohësisht modelen 22-vjeçare.
xNeymar-e-Bruna-Marquezine-2Credito-40Raul.JPG.pagespeed.ic_.DNxyBH40-q
Kriza mes tyre sipas mediave braziliane ndodhi për shkak të kushteve të Bruna-s e cila kishte kërkuar të martohej me Neymar, ndërsa futbollisti i Paris SG nuk e kishte pëlqyer këtë ide. Njerëz afër brazilianit që në atë kohë luante te Barcelona deklaruan se Neymar nuk po e përjetonte mirë ndarjen.

C1EPvfBXUAAak6l

Kjo situatë tashmë i përket së kaluarës pasi çifti është rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit, por detaji i ndarjes së përkohshme të tyre është shfrytëzuar nga kompanitë e basteve të cilat e kanë kuotuar dashurinë e dy personazheve të njohura.
n9
Është 2.1 koeficienti për martesën e Neymar me Bruna Marquezine, ndërsa mundësia për të mos shkuar në altar koutohet me 1.6.