Neymar do të transferohet tek PSG, por ka disa kushte

459
PSG vazhdon tratativat për transferimin Neymar pasi Presidenti i francezëve është i gatshëm të paguajë klauzolën 222 milionë euro për ta larguar brazilianin nga Barcelona dhe për ta transferuar atë në Paris.
Sipas mediave franceze, ylli brazilian i ka thënë “PO” transferimit tek PSG por ai ka një kusht.
Gazeta franceze, “Le Parisien” shkruan se Neymar kërkon dy përforcime të mëdha nga klubi nga Parc des Princes.
Dy përforcimet e kërkuara nga Neymar janë Philippe Coutinho dhe Alexis Sanchez. Kurse, thuhet se Neymar ka kërkuar nga klubi parisien që t’ia vazhdojnë kontratën edhe Lucas Mouras.
Pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Sigal