Nexhipi: Do japim shpirtin në derbi nuk e tolerojmë Tiranën për titullin

449
Mesfushori i talentuar Nderim Nexhipi premton se derbi me Tiranën do të luhet me ndershmëri të plotë, pavarësisht ambicies së bardhebluve për titullin kampion këtë edicion. “Në këtë fund kampionati përballja derbi vjen ndryshe nga të 3 takimet e tjera duke parë edhe objektivat e të dyja ekipeve.
Sigurisht nuk na intereson ambicia e Tiranës por ne shohim vetëm objektivin tonë. Synimi ynë në këtë takim është sigurisht marrja e maksimumit nga ky takim dhe një fitore do na e bënte akoma më të prekshëm objektivin Europë.
Në një derbi pranohen të tre rezultatet por i premtoj tifozave që do japim shpirtin në fushën e lojës për ta fituar këtë përballje. Dëshira është që edhe në këtë derbi të arrij të shënoj por sigurisht më me rëndësi është marrja e tre pikëve.
Kundrejt thashethemeve të përhapura kohët e fundit nga rrjetet sociale për një tolerim të mundshëm nga ana jonë, ju premtojmë që kjo ndeshje do luhet ndershmërisht dhe do japim maksimumin në këtë takim. Në këtë përballje pres stadiumin flak të kuq. Partizani është një skuadër e madhe, një ekip i madh dhe të Hënën na pret një ndeshje e madhe” deklaroi ai. 
Sigal