Nesër në Napoli, edhe përballja Hysaj-Baloteli

575
LIGA E KAMPIONEVE/ Përcaktohen arbitrat për dhjetë sfidat e para play-off, ka edhe shqiptarë në fushë
Nga Agron KAJA
Asnjë përballje tjetër zyrtare mes Napolit e Nicës, veç miqësoreve, të cilat napoletanët i kanë kaluar si të barabartë, 3-2 ka fituar Nice në fushën e sa në vitin 2015, dhe 3-0 Napoli në Sao Paolo në vitn 2016. Por, duke qenë se ekipi francez është i kompletuar dhe ka në përbërje elementë si Baloteli e Shnajder, Napoli do të jetë i kujdesshëm që në ndeshjen e parë, pasi ekipi francez synon një kthim të menjëhershëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndaj përballja e parë bëhet edhe më e vështirë për napoletanët. Për shqiptarët, kjo ndeshje sjell edhe një të veçantë në fushën e lojës, pasi përballë do të jenë mbojtësi i Kombëtares sonë Elseid Hysaj që luan me Napolin, ndaj Mario Balotelit të Nice. Do të jetë një dyluftim për tu parë, pasi edhe karakteristikat e tyre janë thuajse të përbashkëta, por italiani është më i fuqishëm në dyluftime. Baloteli është përballur vetëm në gjashtë ndeshje ndaj Napolit, kryesisht kur luante me Milanin dhe Interin, por edhe kur luante me Mançester Sitin, ai është ndeshur në fazën e grupeve në sezonin 2010-2011, dhe kur luante me Milanin në sezonin 2012-2013. Gjithsesi, me ekipet franceze, Napoli është ndeshur në Europa Ligë në sezonin 1986-1987 u eliminua nga Tuluzë, në sezonin 1988-1989 me Bordo, 1-0 dhe 0-1, dhe në 1992-1993 u eliminua nga PSG-ja me dy humbje 2-0. Në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Napoli ka kaluar në sezonet 2011-2012, 2013-2014 dhe 2016-2017 . Ndërsa Nice, debutimin e parë në Europë e ka bërë në sezonin 1956-1957, dy ndeshje të humbura me Real Madridin, ndërsa nësezonin 1959-1960 arriti deri në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Për Nice, blerja më e re, holandezi Uesli Shnajder, duket si arma plus e trajnerit Favre, i cili ka përvojë në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, të cilën e ka fituar me Interin në vitin 2013. Të dy këto përballje janë konsideruar edhe si sfida të dy trajnerëve, Sarri i Napolit dhe Favre i Nice, të dy pa përvojë në këtë tur të Ligës së Kampioneve. E veçantëmbetet nesër edhe sfida Olimpiakos-Rijeka, pasi në stolin e skuadrës greke është ish-mesfushori i Kombëtares sonë, Besnik Hasi. Ndeshjet e turit play-off luhen me dy takime vajtje-ardhje, dhe fituesit hyjnë direkt në fazën e grupeve.
NDESHJET-CHAMPIONS
Sot, 15 gusht 2017 
Katabak-Kopenhagen 18:00
APOEL-Sllavia P 20:45
Hofenheim-Liverpul 20:45
Sporting-FCSB 20:45
Jong Bojs-CSKA M 20:45
Nesër, 16 gusht 2017 
Bashaksehir-Sevilja 20:45
Sëlltik-FC Atstana 20:45
H Ber Sheva-Maribor 20:45
Napoli-Nicë 20:45
Olimpiakos-Rijeka 20:45
Sigal