Nesër në Durrës, Kampionati Botëror i Shahut për shkollat

955
Në datat 20-29 prill 2018, nga Federata Shqiptare e Shahut, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shahut, dhe nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, organizohet në qytetin e Durrësit, Kampionatin Botëror të shkollave në shah për vitin 2018. Shqipëria e mirëpret për herë të parë këtë event të veçantë, në të cilin pjesëmarrës do të jenë mbi 400 nxënës nga 7 deri në 17 vjeç nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të garojnë në disa kategori, për të qenë ata fituesit e çmimeve të para dhe merituar medaljet e arta.
Sigal