Nervozohet Zinedine Zidane gjatë konferencës për shtyp: Për çfarë vjedhjeje flisni

577
Trajneri i realit të Madridit, Zinedine Zidane, është shfaqur më i tensionuar se duhet, në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me Malagën në transfertë.
Ndryshe nga herët e tjera, kur francezi shfaqet gjithmonë i qetë dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve, këtë herë ai ka shpërthyer ndaj akuzave për vjedhje ndaj Juventusit.
“Po për çfarë vjedhjeje flitet. Të gjithë e panë se penalltia ishte shumë e pastër, një ndërhyrje nga mbrapa, që na hoqi mundësinë e golit. Është normale që edhe ne të vuajmë në ndonjë ndeshje, por kualifikimin e merituam plotësisht dhe nuk vodhëm asgjë. E vërteta është se suksesi ynë i djeg shumë skuadrave të tjera, që bashkohen në llumin e akuzave për vjedhje”, deklaroi Zidane.
Reali siguroi gjysmëfinalet e Champions Leagues vetëm në minutat shtesë, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari Oliver, që u shndërrua në gol nga Ronaldo. Madrilenët do të kërkojnë që të thyejnë rekordin që mbajnë po vetë, të fitojnë Championsin për herë të 3-të radhazi.
Sigal