Nejmar thyhen heshtjen te PSG-ja: Nuk erdha për paratë, zgjodha me zemër

563
Sulmuesi brazilian Nejmar, dje është prezantuar zyrtarisht para medieve franceze, e më gjerë, si futbollisti më i ri i PSG-së. Transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, me 222 milionë euro të paguara për të në arkat e Barcelonës, që do të paguhet 30 milionë euro në sezon, tha para gazetarëve se nuk ndikohet aspak nga paratë, dhe se PSG-ja ishte një zgjedhje me zemër. “Nuk më kanë interesuar kurrë paratë. Nëse dikush mendon që ndryshova ekipin për para, atëherë nuk më njeh. Nëse do të më interesonin, do të kisha shkuar diku tjetër dhe jo këtu. Motivimi im është lumturia personale dhe e familjes sime. Nuk kam presion, pavarësisht kostos së kësaj lëvizjeje. Nuk kam folur më parë, sepse ishte diçka e komplikuar për mua që të flisja. Vendosa të flas vetëm pasi u vendos 100% dhe jam shumë i lumtur në këtë transferim që ma kërkoi zemra”.
Sigal