Nejmar nuk harron zakonin, Ikardi gjen golin e parë në kampionat

440
Sigal

PSG ka arritur të marrë një tjetër fitore dhe këtë radhë ka mundur skuadrën e Anzher me rezultatin 4-0. Parisienët duket se e kanë lënë pas momentin e keq në kampionat, duke u shkëputur përkohësisht në krye me pesë pikë më shumë se Nanta e vendit të dytë.

Fillimisht ka qenë Sarabia ai që ka shënuar golin e parë të takimit, ndërkohë që Ikardi ka dyfishuar rezultatin. Argjentinasi shënon ën këtë mënyrën golin e dytë radhazi me PSG-në dhe të parin në kampionat në një ndeshje Gueje dhe Nejmar kanë vulosur fitoren.

Megjithëse i padëshiruar nga tifozeria, Nejmar po kthehet në protagonist te PSG ku në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ai ka arritur të realizojë 4 gola dhe si për ironi, të gjithë golat i ka shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.