Nejmar dhe Modriç shkëmbejnë fanellat, mesfushori kroat: Të presim në Madrid!

526
Sigal

Brazili mposhti Kroacinë në miqësoren e zhvilluar në Liverpul me rezultatin 2-0 falë golave të Nejmar dhe Firminjo. Pas ndeshjes, mesfushori i Realit, Luka Modriç, shkëmbeu fanellën me Nejmarin, ku nuk munguan as autografet.

Për të rritur dyshimet rreth transferimit të Nejmarit te Realit, Luka Modriç, gjatë takimit i thotë braziliani: Të presim.

Nejmar verën e kaluar për 222 milionë iu bashkua PSG-së nga Barcelona. Por, muajt e fundit ka pasur shumë zëra për rikthimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madrid, për të pasuar Kristiano Ronaldon.