Nejmar, Baloteli dhe Shnajder, “tre tenorët” e këtij sezoni

554
Tashmë braziliani Nejmar është bërë “tema e ditës” në futbollin botëror, ndërkohë që në Francë e presin me padurim debutimin e tij me fanelën e PSG-së. Blerja e shekullit, do të ketë edhe një dyshe tjetër në këtë kampionat, i cili duke afruar emra të mëdhenj, ndoshta ka një projekt, për ta bashkuar më shumë përvojën me aktualitetin. Pas shtatë viteve, italiani Mario Baloteli dhe holandezi Uesli Shnajder, do të jenë sërish shokë të një skuadre. Uesli Shnajder ka zbarkuar në Nicë, ku pritet të firmosë me klubin bregdetar francez, pasi 33-vjeçari mbetet një futbollist klasi, dhe për Nicën është një tjetër goditje e madhe, pas Mario Balotelit vjet. Kujtojmë se, Shnajder e Baloteli fituan gjithçka tek Interi në vitin 2010, dhe tashmë synojnë të udhëheqin drejt suksesit Nicën, që sezonin e kaluar çuditi, duke u renditur shumë pranë kreut, aq sa kryesoi për disa javë. Ndeshje delikate për PSG-në në transfertë me Ginkamp. Dje, Marca raportonte se, PSG po mbyll blerjen e Kilian Mbapesë nga Monako, për 160 milion euro.
Ndeshjet-Java e dytë
Datë 11 gusht 2017 
Nicë-Trojë 19:00
Rene-Lion 20:45
Datë 12 gusht 2017 
Nantë-Marsejë 17:00
Amiens-Angers 20:00
Bordo-Metz 20:00
Kanë-St. Etiene 20:00
Tuluzë-Montpelie 20:00
Datë 13 gusht 2017 
Strasburg-Lilë 15:00
Dizhon-Monako 17:00
Ginkamp-PSG 21:00

RENDITJA
Nr. Skuadrat Nd P
1.Lion 1 3
2.Lilë 1 3
3.Marsejë 1 3
4.Ginkamp 1 3
5.PSG 1 3
6.Monako 1 3
7.St. Etiene 1 3
8.Montpelie 1 3
9.Angers 1 1
10.Bordo 1 1
11.Trojë 1 1
12.Rene 1 1
13.Tuluzë 1 0
14.Kanë 1 0
15.Nicë 1 0
16.Metz 1 0
17.Amiens 1 0
18.Nantë 1 0
19.Dijon 1 0
20.Srasburg 1 0
Sigal