Në Torino shesin fanellat e Icardit me Juventusin, interistët hakmerren direkt

351

Sezonin e shkuar, në prag të ndeshjes që Inter do të luante ndaj Juventusit në Torino pati “fërkimet” e para mes tifozëve.

Në qytetin e skuadrës bardhezi filluan të shiten fanella të Mauro Icardit me numrin 9-t, por ato të Juventusit dhe jo me ngjyrat zikaltër.

Këtë sezon duket se do kemi një “deja vu”.

Në Milano në tezgat që shesin tifozët e Interit fanella dhe produket sportive në hyrje të qendrës stërvitore “Appiano Gentile”, është vendosur fanella e Paulo Dybala me ngjyrat zikaltër dhe me numrin 21 mbi shpinë.

Në media ditët e fundit flitet se po formulohet një zgjidhje për të realizuar një shkëmbim mes Mauro Icardit dhe Paulo Dybalas, që të dy kanë probleme me klubet e tyre dhe zgjidhja për ta do të ishte më idealja në këtë mënyrë, por rivaliteti mes klubeve e tensionon dhe vështirëson shumë finalizimin e këtij shkëmbimi të bujshëm.