Në stadium si shqiponjë, UEFA e vlerëson si fansin më të mirë

441
Borin Shehu është vlerësuar me çmim nga UEFA si fansi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë, e cila luajti mbrëmë me Rumaninë. Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë mjaft të çuditshme. Djali nga Shqipëria, që studion për art në Francë, kishte bërë krahët gjigand të shqiponjës dhe më pas i kishte vendosur në shpinë. Borin Shehu nuk mjaftohej me kaq, por kishte lyer edhe fytyrën dhe mbante veshur rrobat tradicionale. Kjo mënyrë mbështetjeje e Kombëtares, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s, e cila për disa herë e nxori në monitorin gjigand që ndodhej në stadium. Më pas ata u interesuan për emrin e djaloshit shqiptar dhe e thërritën për t’i dhënë çmimin si fansi më i mirë. Këto kanë qenë momente magjike për studentin.
Sigal