Në “shtëpinë” e Ferrarit, fitojnë pilotët e Mercedes

618
Nga Agron KAJA
FORMULA 1/ Në pistën e Monzas, shikuesit e shumtë u ngushëlluan me vendin e dytë të skuderisë italiane
Dje në Monza të Italisë u zhvillua Gara për Çmimin e Madh të Formula 1, garë e cila u mbyll me fitoren e dyfishtë të Mercedesit. Piloti i kësaj skuderie, Luis Hemilton, dhuroi një paraqitje dominuese për të këtë garë, dhe për herë të parë këtë sezon, u kthye në kryesimin e renditjes së Botërorit për pilotë. Britaniku i Mercedes udhëhoqi garën në pistën e Monzës, atë që cilësohet si shtëpia e Ferrarit, që nga fillimi i saj, duke prerë vijën e finishit 4,4 sekonda para shokut të skuadrës, Valteri Botas. Ndërsa Sebastian Fetel me Ferrari, u desh të kënaqej me vendin e tretë, duke kaluar finishin 36,3 sekonda larg fituesit. Ndryshe nga çfarë ndodhi në provat zyrtare, me atë tejzgjatje kohore për shkak të motit me reshje të dendura shiu, gara në Monza u zhvillua nën rrezet e diellit. Edhe në të tilla kushte, “shigjetat e argjendta” u shfaqën superiore ndaj “kokëkuqeve”, që pavarësisht se garonin në shtëpinë e tyre, nuk patën thuajse aspak mundësi të rivalizonin Hemiltonin, duke lënë të zhgënjyer tifozët e shumtë të pranishëm të Ferrarit. Që në fillimin e garës u pa qartë se Hemilton kishte një ritëm tjetër në krahasim me rivalët. Ai u mbrojt në kthesën e parë ndaj sulmit të Stroll, dhe pastaj filloi të krijonte distancë. Pas tij u vendos dyshja Okon-Stroll, ndërsa Botas i rrëmbeu vendin e katërt Kimi Raikonen. Më pas, Botas kaloi edhe dy pilotët që kishte përpara, por pavarësisht rritjes së ritmit në pjesën e dytë të garës, nuk arriti asnjëherë të rrezikonte kryesimin e Hemilton. Piloti i Red Bull, Daniel Riçiardo, bëri një garë spektakolare, duke rikuperuar nga vendi i 16 në nisje për të qenë në kryesim të saj në një moment, sepse qëndroi shumë gjatë në pistë pa ndërruar gomat. Pas ndalesës në bokse, ai i rrëmbeu Raikonen vendin e katërt dhe u vu në ndjekje të Fetel që ishte para tij dhe kishte përfituar nga duelet mes Raikonen, Stroll dhe Okon për t’u ngjitur në podium. Australiani kishte një ritëm shumë të lartë, por nuk ia doli të arrinte gjermanin e Ferrarit. Raikonen e mbylli garën në vendin e pestë, i ndjekur nga Okon dhe Stroll, ndërsa në zonën e pikëve përfunduan me radhë edhe Masa, Perez dhe Verstapen. Jo vetëm për mungesën e triumfit të shumëpritur, por edhe për performancën e dobët të Raikonen, që e mbylli garën në vendin e pestë, pas Riçiardos me Red Bull, me këtë fitore, britaniku Hamilton kalon në krye të renditjes për pilotë, me 238 pikë, 3 më shumë sesa Sebastian Vetel me Ferrarin. Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 zhvillohet pas dy javësh në Singapor.
Vendi i parë në në garën e Monzas të Italisë, ishte fitorja e gjashtë sezonale për Hemilton, i cili tani kryeson Botërorin me 3 pikë diferencën ndaj Fetel të Ferrarit, ndërsa Botas është i treti, shumë i shkëputur nga kjo dyshe
RENDITJA NË GARËN E MONZËS
R. Piloti Skuderia Kohët P
1.Luis Hemilton Mercedes 1:15:32.312 25
2.Valteri Botas Mercedes +4.471s 18
3.Sebastian Vetel Ferrari +36.317s 15
4.Daniel Riçardo Red Bull +40.335s 12
5.Kimi Raikonen Ferrari +60.082s 12
6.Esteban Okon Force India +71.528s 8
7.Lançe Stroll Uilliams +74.156s 6
8.Felipe Masa Uilliams +74.834s 4
9.Serxhio Perez Force India +75.276s 2
10.Maks Verstapen Red Bull +1 xhiro 1
RENDITJA E 
KONSTRUKTORËVE
R. Skuderia Pikë
1.Mercedes 435
2.Ferrari 373
3.Red Bull 212
4.Force India 113
5.Uilliams 55
6.Toro Roso 40
7.HAAS 35
8.Renault 34
9.McLaren 11
10.Sauber 5
PILOTËT/ RENDITJA E PËRGJITHSHME
Piloti Skuderia Pikë
1.Sebastian Vetel Ferrari 235
2.Luis Hemilton Mercedes 238
3.Valteri Botas Mercedes 197
4.Daniel Riçardo Red Bull 144
5.Kimi Raikonen Ferrari 138
6.Maks Verstapen Red Bull 68
7.Serxhio Perez Force India 58
8.Esteban Okon Force India 55
9.Karlos Sainz Toro Roso 36
10.Niko Hulkenberg Renault 34
GARAT E ZHVILLUARA DHE FITUESIT
Gara Data Fituesi Skuderia
Australi 26.03.2017 Sebastaian Vetel Ferrari
Kinë 09.04.2017 Luis Hemilton Mercedes
Bahrein 16.04.2017 Sebastian Vetel Ferrari
Rusi 30.04.2017 Valteri Botas Mercedes
Spanjë 14.05.2017 Luis Hemilton Mercedes
Monako 28.05.2017 Sebastian vetel Ferrari
Kanada 11.06.2017 Luis Hemilton Mercedes
Azerbaixhan 25.06.2017 Daniel Riçardo Red Bull
Austri 09.07.2017 Valteri Botas Mercedes
Britani 16.072017 Luis Hemilton Mercedes
Hungari 30.072017 Sebastian Vetel Ferrari
Belgjikë 27.08.2017 Luis Hemilton Mercedes
Itali 03.09.2017 Luis Hemilton Mercedes
Sigal