Në rrjetet sociale ‘çmenden’ për Iranin, ja pse persët do të ketë shumë tifozë në Botëror

512
Sigal

Irani nuk është një nga ato kombëtare të cilat kanë bërë historinë në futboll dhe sigurisht nuk pritet të befasojnë as në Botërorin që nis pas 2 ditësh, por pavarësisht këtyre fakteve ata me siguri do të kenë shumë tifoze në “Rusi 2018”.

Disa foto të publikuara nga kjo kombëtare pas mbërritjes në Rusi kanë bërë shumë sensacion në rrjetet sociale. Futbollistët duken më shumë si njerëz të cilët merren me modeling sesa me sport.

Ky detaj u ka bërë shumë përshtypje disa ndjekësve femra të cilët në rrjetet sociale shkruajnë se ‘në Rusi do të mbështesin persët’.

Skuadra e Iranit është e përbërë kryesisht me futbollistë të cilën luajnë në kampionatin vendas, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që aktivizohen në Rusi apo edhe në Angli.