Në pritje të fituesit të dhjetë

568
Sigal

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës: Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Laçi

 Flasin presidentët e klubeve: Kapllanaj, Gjici, Laskaj dhe drejtori i Skënderbeut, Përmeti

Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Laçi. Këto janë dy çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të 61-të të Kupës së Shqipërisë. Katër presidentet e klubeve gjysmëfinalistë, të Skënderbeut (Artan Takaj), Laçit (Pashk Laskaj), Kukësit (Safet Gjici) dhe Bylisit (Besnik Kapllanaj) kanë marrë pjesë në këtë moment jo pak emocional, madje ata kanë vendosur që ta tërheqin vetë emrin e skuadrës kundërshtare. I pari ka tërhequr presidenti Gjici, i cili tërhoqi goglën ku ishte vendosur emri me ekipin e tij, Kukësin. E njëjta skemë u përsërit edhe me të tjerët: Laska zbuloi goglën me emrin e Laçit, ndërsa Takaj me atë të Skëndebeut.  Kukësi do të sfidojë Laçin, në njëlloj derbi të veriut, ndërsa Skënderbeu do të vihet përballë Bylisit. Verilindorët dhe korçarët do t’i luajnë ndeshjet e para të këtij raundi në fushat e tyre, ndërsa ato të kthimit në transfertë. “Në fakt, nuk kishim ndonjë preferencë të veçantë për rivalin që do të kishim në gjysmëfinale, kështu që pak rëndësi kishte. Natyrisht, që jemi të kënaqur që do të përballemi me Bylisin, në letër ishte një nga skuadrat që do të donim të ndesheshim”, – tha Ilir Përmeti, shefi i klubit të Skënderbeut, pasi presidenti Artan Takaj, refuzoi të fliste për mediat. “A do të doja të shmangia Skënderbeun? Jo, kjo nuk është e vërtetë, madje një dirë para shortit kam deklaruar se nuk i druhemi asnjë kundërshtari dhe do të ishte më mirë sikur të përballeshim tani me Skënderbeun”, – tha presidenti i Bylisit,  Besnik Kapllanaj. Për mediat folën dhe dy presidentët e çiftit Kukësi-Laçi, Safet Gjici dhe Pashk Laskaj. “Natyrisht që edhe unë jam shumë i kënaqur për shortin. Kemi ardhur deri këtu më meritë, pasi unë kam investuar shumë për Kukësin dhe për skuadrën. Kuptohet që unë jam shumë i gëzuar që isha i pari që tërhoqa goglën dhe më zuri dora pikërisht Kukësin:, – tha Gjici i Kukësit. “E para, jam i kënaqur dhe dua të theksoj faktin se shorti ishte shumë i saktë dhe i drejtë për të gjithë. Besoj se të gjithë janë të kënaqur, sepse ishte një skemë që e kishim diskutuar më parë mes nesh dhe presidenti i Kukësit në fakt kishte dëshirë të ndeshej me Laçin në gjysmëfinale”, – tha Laskaj i Laçit. Interesant është fakti se, asnjë nga katër skuadrat gjysmëfinaliste nuk e ka fituar më parë trofeun e Kupës, pavarësisht se Skënderbeu ka qenë katër herë në finale, e fundit e humbur edicionin e kaluar me Tiranën (0-1). Shorti i gjysmëfinaleve është i lirë. Skuadra që do të fitojë trofeun bëhet ekipi i dhjetë që fiton një Kupë të Shqipërisë, duke u bashkuar kështu me Tiranën (15 trofe), Partizanin (15), Dinamon (13), Vllazninë (6), Flamurtarin (3), Teutën (3), Elbasanin (2), Apoloninë (1) dhe Besën (1). Në finale, në total kanë qenë 14 skuadra, përfshirë këtu edhe ekipet humbëse: Skënderbeu, Albpetrol, Lushnja dhe Tomori. Për korçarët, që humbën sezonin e kaluar në finale kundër Tiranës kjo do të jetë hera e 9-të që mbërrijnë në gjysmëfinale, ndërkohë që për kuksianët është një arritje historike. Kukësi do të jetë për herë të parë midis katër më të mirave të një edicioni të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që formacioni i Armando Cungut ka dhe meritën se eliminoi Tiranën, fituesen e edicionit të kaluar. Po, për herë të parë në gjysmëfinale do të jetë e Bylisi, pas pesë pjesëmarrjeve në çerekfinale (1999-2000, 2000-2001, 2010-2011 2011-2012 dhe 2012-2013). Laçi arrin për herë të dytë në gjysmëfinale, pas asaj të siguruar në edicionin 1997-1998, të cilën e humbi me Apoloninë (fitues të atij sezoni): fitoi 1-0 në Laç dhe humbi 2-0 në Fier. Kështu, Skënderbeu, që është favoriti kryesor për të fituar titullin kampion (ka një diferencë prej +11 pikësh me Teutën e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 8 javë), mund të bëjë bis trofesh, ashtu si dikur Tirana, Partizani dhe Dinamo. Raundi gjysmëfinal i këtij kompeticioni kombëtar do të luhet me ndeshje vajtje-ardhje, në datat 3 dhe 17 prill.

KUPA E SHQIPËRISË

Edicioni i 61-të

Gjysmëfinalet

 

3 prill 2013

Kukësi-Laçi

Skënderbeu-Bylis

 

17 prill

Laçi-Kukësi

Bylis-Skënderbeu

 

FINALJA

15 maj 2012

REAGIMET

SKËNDEREU

Ilir Përmeti (Shefi i klubit)

“Në fakt, nuk kishim ndonjë preferencë të veçantë për rivalin që do të kishim në gjysmëfinale. Jemi të kënaqur që do të përballemi me Bylisin, në letër ishte një nga skuadrat që do të donim të ndesheshim. Kupën e Shqipërisë është një trofe i munguar për klubin tonë”.

BYLIS

Besnik Kapllanaj (President)

“Kemi ardhur deri në gjysmëfinale me synimin që të ngremë trofeun e Kupës së Shqipërisë në finale. Dhe nëse synojmë trofeun duhet të kalojmë një rival si Skënderbeu, qoftë në gjysmëfinale apo në finale. Në rast se kalojmë Skënderbeun atëherë mund të themi se do të jemi edhe më afër kësaj arritjeje”.

KUKËSI

Safet Gjici (President)

“Natyrisht që edhe unë jam shumë i kënaqur për shortin. Kemi ardhur deri këtu më meritë, pasi unë kam investuar shumë për Kukësin dhe për skuadrën. Në mendje kisha pikërisht Laçin, por edhe Bylisin. Personalisht, nuk doja të kishim përballë tani Skënderbeun”.

LAÇI

Pasha Laska (President)

“E kishim diskutuar më parë mes nesh dhe presidenti i Kukësit në fakt kishte dëshirë të ndeshej me Laçin në gjysmëfinale. Tani të shohim se kush do t’ia mbanë mes nesh për të vazhduar më tej. Neve na intereson më shumë një trofe se sa të shkojmë në Europa League”.

 

 

 

SKËNDERBEU

Skuadra korçare merr pjesë për herë të 9-të në gjysmëfinale:

1958, 1960, 1962-1963, 1964-1965, 1965-1966, 1975-1976, 1979-1980, 2011-2012 dhe 2012-2013.

 

BYLISI

Pas pesë pjesëmarrjeve në çerekfinale: 1999-2000, 2000-2001, 2010-2011 2011-2012 dhe 2012-2013, Bylisi merr për herë të parë në gysmëfinale.

 

KUKËSI

Për kuksianët është një arritje historike, pasi marrin pjesë për herë të parë midis katër më të mirave të Kupës së Shqipërisë, teksa synojnë trofeun.

 

LAÇI

Kurbinasit marrin pjesë për herë të dytë në gjysmëfinale pas asaj në edicionin 1997-1998, të cilën e humbën me Apoloninë: fituan 1-0 në Laç; humbën 2-0 në Fier.

 

LIBRI I ARTË

15: Partizani

15: Tirana

13: Dinamo

6: Vllaznia

3: Teuta

3: Flamurtari

2: Besa

2:Elbasani

1: Apolonia

 

Turneu U-21 në Austri, Gega:

“Pse s’erdhi Strakosha!”

Shpresat e drejtuara nga Skënder Gega do të marrin pjesë në një turne miqësor ndërkombëtar, që do të zhvillohet në Austri nga data 18 deri më 27 mars. Kombëtarja jonë do të zhvillojë tri ndeshje, përkatësisht me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe një ekip nga Superliga e Austrisë. “Janë ndeshje që na shërbejnë për të testuar dhe konsoliduar skuadrën, kjo në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian, që siç dihet na ka rënë me Spanjën, Hungarinë, Austrinë dhe Bosnjën”, – tha Gega. Trajneri ka thirrur për këto sfida 20 lojtarë, ndërkohë që ftesës nuk iu përgjigjën për arsye objektive katër lojtarë të tjerë: Agonit Sallaj (Biel-Biene, Zvicër – i dëmtuar), Andi Thanoj (i cili ka ndeshje me ekipin tij anglez, Grimsbi Taun), Armir Rrahamani (FC Drenica, Kosovë – arsye vize). “Ne kishim ftuar edhe portierin e ri Thoma Strakosha, – tha Gega për gazetën, – por ramë dakord edhe me drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren, që ai të mos vijë, pasi Lacio e do për ekipin e parë të saj, dhe këtu përfshihet edhe ndeshja e Ligës së Europës, ajo kundër Fenerbahçes”.

Për turneun e Austrisë janë thirrur gjashtë lojtarë nga kampionati shqiptar, si: Idriz Batha (Besa), Elvis Pençi (Partizani), Emiljano Musta dhe Jurgen Vogli (të dy të Shkumbinit), Ardit Peposhi (Tirana) dhe Alfred Deliallisi (Teuta). Lista e lojtarëve kompletohet me:  Orestis Menka (Levadhiakos, Greqi), Amarildo Çekrezi (Anderleht, Belgjikë), Valentin Gjokaj (Derbi Kounti, Angli), Shpend Matoshi (Kiaso, Zvicër), Mërgim Bajrkatari (Tun, Zvicër), Gjelbërim Taipi (Shkëndija e Tetovës, Maqedoni), Vasil Shkurtaj (Tondela, Portugali), Gentian Duraku (VFR Nojmunster, Gjermani), Fabio Hoxha (AS Novazano, Zvicër), Mateus Shkreta (Teplice, Çeki), Mërgim Neziri (Nurmeberg 2, Gjermani), Ndriçim Halili (Hamburger 2, Gjermani), Klodian Gino (Olimpiakos, Greqi) dhe Harrallmab Qiqi (Vareze, Itali).  Gega e konsideroi vendimin e Elvis Kabashit, për të mos e veshur fanellën e Shqipërisë, si një vendim personal të këtij të fundit, por që la një shije të keqe në opinionin sportiv shqiptar. Ndeshja e fundit e Kombëtares U-21, ishte miqësorja me Maqedoninë (0-0, më 6 shkurt, në Laç).

LISTA

Orestis Menka (Levadhiakos, Greqi)

Amarildo Çekrezi (Anderleht, Belgjikë)

Valentin Gjokaj (Derbi Kounti, Angli)

Shpend Matoshi (Kiaso, Zvicër)

Mërgim Bajrkatari (Tun, Zvicër)

Idriz Batha (Besa, Shqipëri)

Gjelbërim Taipi (Shkëndija e Tetovës, Maqedoni)

Elvis Pençi (Partizani, Shqipëri)

Emiljano Musta (Shkumbini, Shqipëri)

Vasil Shkurtaj (Tondela, Portugali)

Ardit Peposhi (Tirana, Shqipëri)

Jurgen Vogli (Shkumbini, Shqipëri)

Gentian Duraku (VFR Nojmunster, Gjermani)

Fabio Hoxha (AS Novazano, Zvicër)

Mateus Shkreta (Teplice, Çeki)

Alfred Deliallisi (Teuta, Shqipëri)

Mërgim Neziri (Nurmeberg 2, Gjermani)

Ndriçim Halili (Hamburger 2, Gjermani)

Klodian Gino (Olimpiakos, Greqi)

Harrallmab Qiqi (Vareze, Itali)

Kabashi, “tradhtari” i ri i Shqipërisë

Elvis Kabashi është “tradhtari” më i ri i fanellës kuqezi. Mesfushori i Juventusit, i cili luajti me Kombëtaren U-19, në eliminatoret e kaluara të Kampionatit Europian, ato të zhvilluara në Vlorë dhe Fier, kundër Italisë, Belgjikës dhe Bjellorusisë, i ka dërguar një letër zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, nga zyrat e Juventusit, ku ai formuloi edhe largimin zyrtar të tij. Ky lajm aspak i mirë për kombëtaret tona vjen vetëm një ditë pasi Mërgim Brahimi, një tjetër lojtar i talentuar, që kishte luajtur me ekipin tonë Shpresa, vendosi përfundimisht të zgjedhë Zvicrën e të luajë në ndeshjen zyrtare të radhës ndaj Gjermanisë. Gjithsesi, nuk kemi të bëjmë me të vetmit talente, me gjak shqiptari, që refuzojnë të përfaqësojnë kombëtaren e kombit të tyre, pasi më parë e kanë bërë këtë gjë edhe të tjerë. Kjo ka ndodhur sa për mefshtësi e vonesë në evidentimin e tyre të FSHF-së, sa për zgjedhje të vetë lojtarëve përkatës. Një nga lojtarët që ende është në mëdyshje për të vendosur për fanellën kuqezi është mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe, i cili ka kërkuar kohë, ndërkohë që ende nuk ka dhënë përgjigje sulmuesi Ilir Azemi i Grojther Fyrthit. Në të kaluarën fanellën e Shqipërisë e kanë refuzuar Sotir Nini, Gjergji Kone, Jurgen Gjasula, apo dhe kosovarët e Zvicrës.

 

Letra e plotë e Elvis Kabashit

“Të dashur zotërinj,

Unë jam thirrur nga Federata juaj e futbollit në disa raste dhe kam luajtur disa ndeshje për kombëtaret e moshave Shqiptare.

Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës për interesin që ka treguar deri më sot, Federata Shqiptare e Futbollit, por ju ftoj me mirësjellje të mos më thërrisni më në të ardhmen, pasi dëshira ime është që të luaj mundësisht me skuadrën kombëtare italiane të futbollit, gjithashtu edhe në përputhje me artikullin 8 të Rregullores së FIFA-s “për aplikimin e Statuteve”. Siç e dini, unë jam qytetar italian, kam lindur, jam rritur, jam rezident dhe kam banuar gjithmonë në Itali, ndaj ky është shteti me të cilin jam më tepër i lidhur. Rrjedhimisht shpresoj që do të më kuptoni dhe njihni vendimin tim për t′u përgjigjur pozitivisht vetëm nëse thirrem në të ardhmen nga Federata italiane e Futbollit.

Faleminderit shumë për mirëkuptimin,

Me respekt, i Juaji, Elvis Kabashi”

 Liga e Kampioneve

Përplasje luksi Bajern-Juve

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, i hedhur dje në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, shmangu përplasjen e madhe spanjolle, atë midis Barcelonës dhe Realit të Madridit. Çifti më interesant është ai Bajern-Juventus, por edhe ai midis gjigantit francez, PSG-së së Ibrahimoviçit dhe Barcelonës së Lionel Mesit. Reali i Madridit do të luajë kundër turqve të Gallatasarit, ndërsa Borusia e Dortmundit do të luajë kundër spanjollëve të Malagës. Ndeshjet e para do të luhen, më 2-3 prill, ndërsa ato të kthimit, më 9-10 prill.

 

NDESHJET

 

Malaga-Borusia Dortmund

Real Madrid-Gallatasaraj

PSG-Barcelona

Bayern Monako-Juventus

 

 

Liga e Europës

Lorik Cana “rikthehet” në Turqi

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Europës vendosi përballë njëri-tjetrit këto çifte: Çelsi-Rubin Kazan, Totenhem-Bazel, Benfika-Njukasëll dhe Fenerbahçe-Lacio. Me Lacion luan Lorik Cana, i cili mbërriti në Itali, nga klubi turk Gallatasaraj, pikërisht rivali i madh i Fenerbahçes. Ndeshjet e para janë më 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 11 prill. Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet, më 12 prill. Finalja do të luhet, më 15 maj në Amsterdam të Holandës.

 

LIGA E EUROPËS

Çelsi-Rubin Kazan

Totenhem-Bazel

Fenerbahçe-Lacio

Benfika-Njukasëll

 

 

Shqipëria, kampionati i 43-të në Europë

 

Shqipëria ka kampionatin e 43-të nga 53 kampionate që zhvillohen në Europë dhe njihen nga UEFA. Renditja është hartuar nga qeveria europiane e futbollit. Klasifikimi i UEFA-s bazohet në ecurinë e klubeve në evenimentet evropiane dhe kombëtareve përgjatë 5 viteve, ndërsa vendet e reja ndahen në fund të këtij afati 5 vjeçar. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e 43-të me 4166 pikë, duke lënë pas vende modeste si Malta, Lihtenshtejni, Luksemburgu apo Irlanda e Veriut.

 

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XIX

Sot, 16.03.2013

Tirana-Flamurtari

Teuta-Kastrioti

Nesër, 17.03.2013

Besa-Luftëtari

Shkumbini-Skënderbeu

Tomori-Kukësi

Laçi-Vllaznia

Bylis-Apolonia

 

 

KATEGORIA E PARË

Java XXI/ 16.03.2013

 

Gramshi-Besëlidhja

Mamurrasi-Himara

Pogradeci-Naftëtari

Iliria-Kamza

Dinamo-Partizani

Burreli-Lushnja

Tërbuni-Ada

Elbasani-Butrinti