Sigal

Ndërsa na ndajnë vetëm dy ditë nga ndeshja e së mërkurës mes Barcelonës dhe PSV-së në Holandë, katalanasit përballen me një valë dëmtimesh, në këtë luftë për të siguruar kualifikimin si e para e grupit B në Ligën e Kampionëve.

I gjendur në një situatë ku të paktën 2 titullarë dhe 4 futbollistë të tjerë mungojnë, tekniku Valverde ka grumbulluar mes 21 lojtarëve edhe të rinj nga akademia.

Fillimisht ishte Rafinha që u konfirmua se ka mbyllur sezonin sepse do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Lajmi i keq erdhi sot, Luis Saurez dhe Arthur nuk mund të jenë në gjendje për të luajtur në Holandë, për këtë ata janë lënë jashtë liste.

Kujtojmë që në total mungojnë 6 lojtarë për Barçan. Cillessen në portë, Vermaelen në mbrojtje dhe Suarez në sulm. Mesfusha është reparti më i ngarkuar nga dëmtimet, Arthur, Rafinha dhe Sergi Roberto kanë bërë stop.