Në prag të Napoli-Juve, blindohet stadiumi dhe qyteti

396
Sigal

Ka nisur numërimi së prapthi për kryendeshjen e javës së 26-të të Serisë A, që do të shohë përballë Napolin dhe Juventusin, ndërsa ndeshja përbën rrezik të madh për përplasjeve mes ultrasve. Kuestura e kryeqendrës kampane i ka këshilluar tifozët juventinë që të mos mbajnë simbole bardhezi veshur në rrugën e tyre drejt stadiumit “San Paolo” pasi u druhen përplasjeve.

Shqetësimi më i madh nuk janë ultrasit nga Torino, pasi ata mund të bojkotojnë transfertën për shkak të përplasjeve që kanë me drejtuesit e Juves për çmimet e biletave. Për Kuesturën, problemi më i madh janë tifozët bardhezi në Napoli dhe në rrethina, që mund të kalojnë në sektorin e tifozëve të Napolit.

Ndaj për këtë, DIGOS i Torinos ka komunikuar me kolegët e Napolit dhe forcat e rendit do të blindojnë stadiumin. 1000 stjuardë dhe 800 agjentë policie do të jenë të pranishëm për të shmangur incidentet e mundshme.