Nga Agron KAJA
ITALI SERIA A/ Juventusi sot zyrtarizohet Kampion, katër skuadra në ethet e mbijetesës, në Romë ndeshje vendimtare për Evropën
Ndërsa Juventusi sot do të festojë Titullin Kampion, në Romë ka një ndeshje “zjarri”, Lacio-Inter”, kështu theksonin dje mediat italiane për sfidën e javës së 38-të që do të luhet nesër në “Olimpiko” të Romës, në ora 20:45. Veç ndeshjes, mbrojtësi holandez De Vrij, që u bë çështje para kësaj ndeshje mes Lacios dhe Interit, që do të marrë vendimin se kush do të shkojë në Champions. Holandezi ka nënshkruar më parë me Interin, por duhet të mbyllë sezonin me Lacion, dhe sfida me ekipin e tij të ardhshëm është vendimtare. Për këtë ndeshje, tifozeria laciale është ndarë në gjykimin e saj, nëse mbrojtësi duhet të luajë apo jo. Ndërsa drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, duke folur për “Mediaset Premium”, deklaroi dje se De Vrij duhet të luajë, ndërsa vetë futbollisti ka bërë të qartë mendimin e tij. “Ju e dini se çfarë kam kaluar unë ditët e fundit, gjithë ato dyshime në të cilat është folur shumë për mua. Por, unë dua të luaj, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për të kurorëzuar me sukses këtë sezon pozitiv”, kështu ka theksuar holandezi nga Formelo, qendra stërvitore e Lacios. Dëshira e tij është të jetë në fushë ndaj skuadrës së ardhshme, dhe nesër të presim vendimin e Simone Inzagit, nëse ai do të gjejë minuta për holandezin në këtë sfidë, pasi e ka në planin e rezervave. Ndërsa lajmi dje për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj, ka ardhur nga dy humoristët e njohur italianë, Pio dhe Amedeo, të cilët vazhdojnë të bëjnë ironi me shkodranin, sa herë e takojnë këtë të fundit. Të enjte Hysaj kishte shkuar të shihte një shfaqje të tyre në teatër, dhe aktorët kanë përfituar nga rasti për të takuar një nga idhujt e tifozerisë napolitane. “Hisaj, Ysaj, Hysaj. Na u deshën 10 minuta për të mësuar emrin”, ishin këto fjalët e humoristëve.
1 sfidë
Në mbylljen e Serisë A, ndeshja Lacio-Inter do të vendosë, se cila nga këto skuadra do të luajë në Ligën e Kampioneve
Ndeshjet-Java e 38-të
Sot, 19 maj 2018
Juventus-Verona 15:00
Nesër, 20 maj 2018
Xhenova-Torino 15:00
Milan-Fiorentina 18:00
Kaljari-Atalanta 18:00
Kievo-Benevento 18:00
Napoli-Krotone 18:00
Spal-Sampdoria 18:00
Udineze-Bolonja 18:00
Lacio-Inter 20:45
Sasuolo-Roma 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
- Juventus 37 92
- Napoli 37 88
- Roma 37 74
- Lacio 37 72
- Inter 37 69
- Milan 37 61
- Atalanta 37 60
- Fiorentina 37 57
- Sampdoria 37 54
- Torino 37 51
- Sasuolo 37 43
- Xhenova 37 41
- Bolonja 37 39
- Kievo 37 37
- Udineze 37 37
- Kaljari 37 36
- Spal 37 35
- Krotone 37 35
- Verona 37 25
- Benevento 37 21
LA LIGA SPANJË
Për një intervistë me Iniestën, plagosen 11 tifozë katalanas
Dje, tifozët e Barcelonës kanë bërë të veçantë, pasi 11 vetë kanë mbetur të plagosur dhe janë shpërndarë në spitale të ndryshme të Barcelonës, si pasojë e Andres Iniestas. Personat ishin ulur në një tribunë të improvizuar në një fushë sportive në një nga lagjet e Barcelonës, ku Iniesta duhej të intervistohej. Mesfushori spanjoll, tashmë i deklaruar i larguar drejt Japonisë, duhej të merrte pjesë në emisionin “Chester”, në të cilin do të fliste rreth karrierës së tij dhe të ardhmes larg katalanasve. Për këtë arsye, në lagjen e Poble-sec në Barcelonë, ishte ndërtuar një tribunë spektatorësh në një fushë sportive, ku të pranishmit do të ndiqnin intervistën e futbollistit. Tribuna në fjalë nuk e ka mbajtur dot peshën e personave, dhe është rrëzuar pak minuta para fillimit të emisionit, ndërsa mes të plagosurve nga kjo ngjarje, fatmirësisht askush nuk është në gjendje të rëndë, edhe pse pasur mes tyre fëmijë. Në regjistrimet e emisionit tregohet për plagosurit që janë dërguar me shpejtësi në spital, dhe vetë klubi katalanas ka treguar interes për gjendjen shëndetësore të tyre. Sot dhe nesër, La Liga luan ndeshjet e javës së fundit, javë e cila vetëm për sulmuesin Armando Sadiku mund të sjellë ndonjë risi a surprizë në formacionin e Levantes, e cila e ka siguruar qëndrimin në këtë kategori me 45 pikë në vendin e 15-të.
1 lojtar
Mesfushori Andres Iniesta, sot luan ndeshjen e fundit me Barcelonën, pasi karrierën do ta vazhdojë në Japoni
Ndeshjet-Java e 38-të
Sot, 19 maj 2018
Selta Vigo-Levante 13:00
Leganes-Betis 16:15
Las Palmas-Girona 18:30
Malaga-Getafe 18:30
Sevilja-Alavesh 18:30
Vijareal-Real Madrid 20:45
Nesër, 20 maj 2018
Valencia-La Korunja 12:00
Athl. Bilbao-Espanjol 16:15
Atl. Madrid-Eibar 18:30
Barcelona-Sociedad 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
- Barcelona 37 90
- Atl. Madrid 37 78
- Real Madrid37 75
- Valencia 37 70
- Vijareal 37 60
- Betis 37 60
- Sevilja 37 55
- Getafe 37 52
- Eibar 37 50
- Sociedad 37 49
- Girona 37 48
- Alavesh 37 47
- Selta Vigo 37 46
- Espanjol 37 46
- Levante 37 46
- A. Bilbao 37 43
- Leganes 37 40
- Deportivo 37 29
- Las Palmas37 22
- Malaga 37 20